Flash

U ngjit mbi tren, preku kavot e korentit dhe ra me kokë: futbollisti i Veronës në terapi intensive

Lapsi.al 8 February 2021
U ngjit mbi tren, preku kavot e korentit dhe ra me kokë: futbollisti i
Verona është në ankth për Andrea Gresele. Mbrojtësi i djathtë i të rinjve verdheblu është në terapi intensive pasi i është nënshtruar një operacioni urgjent për shkak të një hematome në kafkë e shkaktuar nga një rënie prej katër metrash, pasi është elektrizuar nga kabllot e tensionit të lartë të hekurudhës. Gresele, 18 vjeç, dyshohet se u përpoq të ngjitej mbi gardhin e hekurudhës dhe më pas të ngjitej në çatinë e një vagoni përpara se të shkundej nga rryma elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm në Porto San Pancrazio ku Gresele dhe disa miq kishin marrë me qira një shtëpi për fundjavën: aty është bërë edhe përpjekja për të hipur mbi vagonin e trenit, elektrizimi, rënia nga lartësia dhe goditja e rëndë në kokë, ndërsa raportohet edhe një frakturë e një vertebre dhe djegie e njërës dorë. Policia hekurudhore konfirmoi se në zanafillën e tragjedisë është një tentativë 'trimërie'. Në orët e ardhshme, të gjithë miqtë e të riut do të dëgjohen, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e aksidentit në detaje dhe për të konstatuar çdo përgjegjësi. Teza më e akredituar është ajo e një loje në grup në një situatë të rrezikut ekstrem. Nuk përjashtohet që edhe të rinjtë e tjerë të jenë ngjitur mbi një vagon hekurudhor.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI