Flash

Gjesti i bukur i Ronaldos e Georginës: paguan kurat e një fëmije të sëmurë me kancer

Lapsi.al 8 February 2021
Gjesti i bukur i Ronaldos e Georginës: paguan kurat e një fëmije

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez iu përgjigjën thirrjes së një nëne të dëshpëruar për ndihmë për të qenë në gjendje që djali i saj Tomas, një fëmijë 7-vjeçar portugez, ti nënshtrohet disa operacioneve të shtrenjta për të mposhtur neuroblastomën, një tumor që buron nga qelizat e sistemit nervor simpatik. Fenomeni i Juve dhe partnerja Georgina, ashtu si ka bërë të ditur e motra e saj Ivana, i kanë dhënë familjes gjithë shumën e nevojshme.

"Tomas tashmë është në udhëtim për në Barcelonë për të kryer disa analiza dhe për të filluar trajtimin e kancerit në spitalin Vall d'Hebron. Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën tuaj, solidaritetin dhe zemrën e madhe. Falenderim pafund që ndihmuat Tomas ti nënshtrohet trajtimit", shkruan mesazhi që Ivana Rodriguez postoi në Instagram.

Djali i vogël, i cili u diagnostikua me sëmundjen e tmerrshme në shtator 2019, pësoi një përkeqësim tetorin e kaluar. Prindërit, të cilët nuk kanë aftësi financiare për të paguar kujdesin për fëmijën e tyre, kanë bërë një lutje të dëshpëruar për ndihmë. Ata u përpoqën me të gjitha mënyrat të gjenin, përmes solidaritetit, paratë e nevojshme për të paguar kurat e fëmijës. Pastaj, ardhja e CR7 që, siç bën shpesh në fushë, zgjidhi gjithçka falë zemrës dhe bujarisë së tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI