Flash

UEFA ndryshon Champions: 36 skuadra e 100 ndeshje më shumë, për 2 miliardë euro arkëtime

Lapsi.al 8 February 2021
UEFA ndryshon Champions: 36 skuadra e 100 ndeshje më shumë, për 2

Champions League është e destinuar të bëhet më e madhe dhe më e pasur, mes frikës se klubet më të mira do të ribashkohen në një SuperLeague dhe se federatat më të vogla do të shohin të zgjerohet gjithnjë e më shumë hendeku me ato më të mëdhatë e më të rëndësishmet. Të martën, UEFA do të njoftojë 55 shoqatat anëtare në planin e saj për të rinovuar Champions duke filluar nga viti 2024, duke shtuar katër ekipe dhe deri në 100 ndeshje të tjera çdo sezon.

Në veçanti, do të diskutohet për mënyrën se si do të ndahen të ardhurat shtesë, në kompeticionin kryesor të futbollit të klubeve, për kampionë nga vende më pak të pasura ose për klube historike bazuar në suksesin dhe renditjen e kaluar. Sidoqoftë, objektivi është të rriten të ardhurat tashmë të konsiderueshme të Champions. UEFA, në detaje, do të prezantojë një propozim për një Champions me 36 skuadra, që do të nisë për tre vjet me një ndryshim të formatit të 'sistemit zviceran'. Para aprovimit nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, 55 federatat ka të ngjarë të takohen për ta diskutuar në 20 prill në Zvicër.

Sipas formatit të ri, secila skuadër do të përballej me dhjetë kundërshtarë të ndryshëm për një renditje të vetme në vend të fazës tradicionale të grupeve prej gjashtë ndeshjeve kundër 'vetëm' tre kundërshtarëve. 16 ekipet më të mira të fazës së parë do të hynin në playoff, i cili do të ishte me eleminim direkt dhe do të fillonin me 1/8 e finaleve.

Me këtë format të ri, UEFA do të përmbushte kërkesat e klubeve elitare evropiane për të luajtur më shumë ndeshje për të patur më shumë të ardhura dhe më shumë shikueshmëri në treg. Propozimi i UEFA-s përfshin 225 ndeshje në vend të formatit aktual me 125 me gati 2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë) në shpërblime për 36 klubet pjesëmarrëse.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI