Flash

Premier League/ I dha karton të kuq një lojtari, kërcënohet me vdekje arbitri: Dean bën denoncimin dhe kërkon të mos arbitrojë

Lapsi.al 8 February 2021
Premier League/ I dha karton të kuq një lojtari, kërcënohet

Arbitri Mike Dean ka kërkuar që të mos aktivizohet në raundin tjetër të ndeshjeve pasi ka marrë kërcënime me vdekje në mediat sociale. Dean drejtoi Fulham-West Ham të shtunën e kaluar dhe vendimi që ndezi zemërimin në mediat sociale ishte kartoni i kuq i Soucek në kohën shtesë. Mesfushori i West Ham mori kartonin e kuq pas një bërryli në fytyrë ndaj Mitrovic, një episod i diskutueshëm sepse as Var nuk ishte në gjendje të deshifronte mirë nëse ishte një gjest i vullnetshëm apo i rastësishëm, duke i besuar Dean detyrën për të vendosur, duke u këshilluar me monitorin. Arbitri, pasi shqyrtoi disa herë imazhet buzë fushës, i tregoi Soucek kartonin e kuq. West Ham ka njoftuar se do të paraqesë një ankesë për të kërkuar anulimin e masës dhe për të shmangur skualifikimin për tre ndeshje, duke u përqëndruar në teorinë e pavullnetshmërisë.

Dean, 53 vjeç në 2 qershor, me origjinë nga Wirral, Anglia veri-perëndimore, ka qenë gjyqtar në Premier League që nga viti 2000. Karriera e tij është shënuar nga një seri episodesh. Më 5 prill 2009 ai u godit nga një monedhë gjatë derbit të Uellsit Cardiff-Swansea: autorit, 24 vjeç, iu ndalua hyrja në stadiume për tre sezone dhe vuajti një gjobë prej 200 £. Në shtator 2015, tifozët e Arsenalit nënshkruan një peticion duke kërkuar që ai të mos emërohej më në një ndeshje të Topçinjve pas një derbi me Chelsea. Më 2 prill ai i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit aktual të Interit Ashley Young, në Wolverhampton-Manchester United: ishte i kuqi i 100-të i Dean në Premier, arbitri i parë në historinë e kampionatit anglez që arriti këtë shifër. Dean ka drejtuar në Angli - me përjashtim të ligave më të ulëta - dhe në fushën ndërkombëtare 681 ndeshje, 525 vetëm në Premier. Ai është një nga personazhet më të njohur në botën e arbitrave. Këtë herë, megjithatë, ai përfundoi në një histori të keqe. Mediat sociale e kanë masakruar atë në 48 orët e fundit dhe policia tani po heton kërcënimet me vdekje.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI