Flash

Shitje ose... plani B: Suning kërkon financim 150-200 milionë euro për të mos humbur kontrollin e Inter

Lapsi.al 9 February 2021
Shitje ose... plani B: Suning kërkon financim 150-200 milionë euro

Ndërsa vazhdon kërkimi për partnerë të rinj për të shitur shumicën e aksioneve të Interit, Suning po mendon gjithashtu për një plan alternativ: një financim, që do ti kërkohet fondeve të investimeve, prej 150-200 milionë euro për të mos lënë kontrollin e kompanisë deri në fund të vitit kur familja Zhang shpreson në një rimëkëmbje ekonomike post Covid dhe ndoshta një lehtësim të kufizimeve të qeverisë.

Një skenar në përputhje me vullnetin e grupit kinez, i detyruar të vlerësojë idenë e shkëputjes vetëm për shkak të situatës politiko-ekonomike: kështu Zhang do të përpiqej të arrinte të paktën deri në fund të sezonit, mbase me kampionatin e fituar.

Hipoteza, e ilustruar nga Sole 24 Ore, sjell ndërmend projektin e Yonghong Li me Milanin, kur ai kërkoi një hua nga Elliott për të vazhduar të kishte kontrollin e klubit dhe, më pas, u detyrua ta shiste pikërisht tek fondi amerikan në pronësi të Paul Singer, kur nuk arriti të shlyente pjesën e fundit të kredisë. E njëjta gjë që do të ndodhte me familjen Zhang në rast të mospagimit të huasë hipotetike.

Paralelisht, me këtë ide, kërkimi për partnerë të mundshëm vazhdon e në këtë këndvështrim pista më e nxehtë mbetet ajo që të çon te BC Partners: gjatë javës pritet një përgjigje nga Suning ndaj ofertës për shumicën e aksioneve të Interit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI