Flash

U nda nga Jerome Boateng dy javë më parë, gjendet pa jetë ish e fejuara e bavarezit

Lapsi.al 10 February 2021
U nda nga Jerome Boateng dy javë më parë, gjendet pa jetë

Mister në Berlin. Kasia Lenhardt, modele dhe ish e dashura e mbrojtësit të Bayern Mynih, Jerome Boateng, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Ajo ishte vetëm 25 vjeç dhe vdekja e saj tani është e rrethuar me paqartësi. Trupin e pajetë të gruas së re - në banesën e saj në Berlin - e ka gjetur policia gjermane. Marrëdhënia midis Kasia dhe Jerome Boateng ka zgjatur pesëmbëdhjetë muaj para se të ndërpritej dy javë më parë. 25 vjecarja, modele që kur ishte shtatë, studente e administratës së biznesit, Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012, kur mori pjesë, shumë e re, në shfaqjen televizive Next Top Model të Gjermanisë.

Në datën 2 shkurt, ditën kur të dy u ndanë, lojtari shkroi në Instagram: "Siç dihet nga media, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Nga tani e tutje do të shkojmë në rrugë të ndara. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është zgjidhja e duhur. I kërkoj falje të gjithëve që lëndova, sidomos ish të dashurën time Rebecca dhe fëmijët tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng".

Lajmin tragjik të vdekjes e ka konfirmuar kolegia e modeles Sara Kulka, e cila në Instagram komentoi:" Pusho në paqe. Ti person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të kisha dashur të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen tënde tani dhe shpresoj që e vërteta të dalë tani, e di sa dëshiron të ishte kështu. Nuk do të të harroj kurrë, nuk njoh njeri që mund të qeshë si ti. Ngushëllime familjes".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI