Flash

"Hiqni yllin e tij nga Stadium": tifozët e Juventus peticion kundër Contes, pas sherrit me Agnellin

Lapsi.al 10 February 2021
"Hiqni yllin e tij nga Stadium": tifozët e Juventus peticion

Sherri mes Antonio Conte dhe Andrea Agnelli në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter ka ringjallur pakënaqësinë e tifozëve të Juventusit ndaj ish-liderit të tyre, fillimisht kapitenit dhe më pas trajnerit të Zonjës së Vjetër. Në këto orë, në platformën online Change.org, ka nisur një peticion për të hequr 'yllin' e Conte nga Allianz Stadium. Situata e përsëritur, pas kërkesës që u bë në vjeshtën e 2019-ës.

Pikërisht kështu, sepse kalimi tek Inter i Antonio Contes si trajner nuk është gëlltitur kurrë nga shumica e tifozëve të Juventusit, të cilët që sezonin e kaluar i kishin kërkuar klubit të Juventusit të hiqte yllin me emrin e tij të pranishëm jashtë stadiumit. Conte në tetor 2019 i kishte etiketuar si "injorantë dhe jo tifozë", duke mos kursyer një shigjetim pikërisht ndaj Andrea Agnelli. Marrëdhënie e tensionuar që u shfaq përsëri në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI