Flash

Diop futet në histori: West Ham inauguron zëvendësimin e 6° për tronditje cerebrale

Lapsi.al 10 February 2021
Diop futet në histori: West Ham inauguron zëvendësimin e 6°

West Ham ka bërë zëvendësimin e parë në historinë e futbollit anglez për trsnditje cerebrale kur mbrojtësi Issa Diop doli nga fusha gjatë ndeshjes së FA Cup në Old Trafford kundër Manchester United. Diop, i cili nga ana e tij hyri si zëvendësues në minutën e 16' për të zënë vendin e mbrojtësit të dëmtuar italian Angelo Ogbonna, pësoi një përplasje me kokë me sulmuesin e Djajve të Kuq Anthony Martial në fund të pjesës së parë. Të dy lojtarët francezë vazhduan deri në pushim të pjesës së parë, por Diop nuk u kthye më për pjesën e dytë dhe West Ham konfirmoi se përdori udhëzimet e reja të futbollit në MB.

"Për sqarim, Issa Diop është zëvendësuar për shkak të një tronditje cerebrale, që do të thotë se tani mund të kemi gjithsej gjashtë zëvendësime, ashtu si edhe Manchester United, nëse e shohim të arsyeshme," shkruan Hammers në faqen e tyre zyrtare. Pas ndeshjes, të cilën Manchester United e fitoi 1-0 pas kohës shtesë, menaxheri i West Ham David Moyes - një ish - shpjegoi vendimin e tij për të zëvendësuar Diop. "Ne menduam se ai ishte mirë dhe ende mendojmë se është mirë - tha Moyes -. Por ai mori një përplasje në kokë në gjysmë të lojës, kështu që unë zgjodha të mos rrezikoja dhe e zëvendësova".

Rregullat e reja theksojnë se në rast se një ekip duhet të bëjë një zëvendësim për shkak të simptomave të qarta të tronditjes - ose provës së qarta të videos - ekipi kundërshtar gjithashtu mund të bëjë një zëvendësim shtesë në një moment që ata e zgjedhin.

Kjo është dakordësuar për të siguruar që asnjëra palë nuk mund të ketë një avantazh të mundshëm duke vendosur lojtarë më të "freskët" në fushë. Padyshim që lojtarët e zëvendësuar nga tronditja nuk mund të kthehen në fushë. Zëvendësimet për shkak të tronditjes, të cilat u prezantuan pasi IFAB dha dritën jeshile muajin e kaluar, gjithashtu po testohen gjatë Botërorit të Klubeve në Katar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI