Flash

Sherri Conte-Agnelli është vetëm televiziv: nga gjykatësi sportiv asnjë dënim për frazat e gjestet fyese

Lapsi.al 11 February 2021
Sherri Conte-Agnelli është vetëm televiziv: nga gjykatësi

Kishte një pritshmëri të madhe për vendimet e gjyqtarit sportiv në lidhje me grindjen e ashpër mes trajnerit të Interit Antonio Conte dhe presidentit të Juventus Andrea Agnelli, me gishtin e mesit të treguar e fyerjet e rënda që u lëshuan, gjatë gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë të martën në mbrëmje në 'Allianz Stadium.

Por, në njoftimin për shtyp, nuk ka asnjë referencë për tensionet mes palëve, të cilat përfshinë gjithashtu drejtuesin e zikaltërve Lele Oriali dhe atë të Juventus Fabio Paratici. Në dokumentet që gjyqtari kishte në dispozicion (përfshirë raportin e gjyqtarit) nuk kishte asnjë sinjalizim të debatit të ashpër. Në lidhje me ndeshjen në fjalë, gjyqtari skualifikoi Marcelo Brozovic nga Interi dhe Alex Sandro nga Juve për një ndeshje, me brazilianin që do të humbasë kështu finalen e turneut kundër Atalantës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI