Flash

Video/ Bayern Mynih kampion bote: Pavard i jep trofeun e gjashtë të sezonit Flick

Lapsi.al 11 February 2021
Video/ Bayern Mynih kampion bote: Pavard i jep trofeun e gjashtë të

Bayern Mynih është kampion bote. Në Doha, të besuarit e Hansi Flick triumfojnë 1-0 në finalen e Botërorit të Klubeve, duke mundur Tigres falë golit në minutën e 59' nga Pavard. Për bavarezët është triumfi i katërt pas atyre në 1976, 2001 e 2013, përvecse është titulli i gjashtë sezonal: barazohet rekordi i Barcelonës në 2009. Në vendin e tretë e mbylli turneun Al Ahly, që mposhti Palmeiras me penallti pas 0-0 në kohën e rregullt: vendimtar gabimi i Felipe Melo.

Ishin favoritët dhe e përligjën në fushë. Skuadra e Flick nuk bëri gabime, pavarësisht se VAR në dy raste u bë protagonist fillimisht duke i shuar gëzimin e golit e më vonë duke e përligjur, pas anullimit provizor nga arbitri. Kimmich në minutën e 18, me rezultatin 0-0, por në goditjen e fortë të mesfushorit Leëandoëski ishte në pozicion jashtë loje aktiv, pavarësisht se nuk e preku topin. Më pas polaku rrezikoi të anullonte një tjetër gol në minutën e 60, kur Pavard e dërgoi topin në rrjetë, por këtë herë VAR sinjalizoi se goli ishte i rregullt.

Tigres nuk mund të bënte më shumë përballë një skuadre që ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare. Barazimi i fundit ishte në Champions (1-1) ndaj Atletikos së Madridit. Kampionët e Gjermanisë kanë fituar gjithashtu 8 ndeshjet e fundit në fushë neutrale. Gjithçka nisi nga sezoni i kaluar ku skuadra gjermane nuk humbi asnjë ndeshje në Europë duke fituar në fund edhe Champions.

Bajern Mynih futet tashmë në histori. Formacioni bavarez me suksesin 1-0 ndaj meksikanëve të Tigres, në finalen e Botërorit të Klubeve, i cojnë në gjashtë titujt e fituar në këtë sezon. E vetmja skuadër që ia kishte dalë ta bënte këtë arritje, në historinë e futbollit, ishte Barcelona. Katalanasit duhet ta ndajnë këtë kryesim me Bayern, edhe për sa i përket portës së paprekur gjatë gjithë turneut të Botërorit për Klube.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI