Flash

Video/ "Gabim, gabim, gabim, gol, gol, gol”: Mourinho tërbohet me Spurs e 'i zbrazet' edhe Bale

Lapsi.al 11 February 2021
Video/ "Gabim, gabim, gabim, gol, gol, gol”: Mourinho tërbohet

Ndër shumë akuza të bëra në vite kundër Josè Mourinhos është ajo e të qenit një teknik mbrojtës. Një reputacion i forcuar nga disa ndeshje në të cilat ekipet e tij, fjalë për fjalë, kanë parkuar autobusin para portës, si në legjendaren Barcelona-Inter të vitit të Tripletës. Palmaresi pastaj flet vetë për Special One, i cili mund të provojë se metodat e tij funksionojnë dhe mirë madje. E nëse portugezi është një nga ata që mendon se është më mirë të pësosh një gol më pak se kundërshtari, padyshim që nuk mund të jetë i lumtur me një humbje aq spektakolare sa, në mënyrën e tij të këndvështrimit, e papranueshme. 5-4 i pësuar nga Everton hyn në historinë e FA Cup ... dhe shkakton debate.

Një lojë që ishte pak ta përkufizoje emocionuese e që përfundoi vetëm në kohën shtesë me golin e Bernard, pasi në kohën e rregullt ndodhi gjithçka, përfshirë një dygolësh të Davinson Sanchez, sigurisht jo tamam një sulmues. Por Mou nuk mund të jetë i lumtur kur pëson pesë gola dhe në fakt, siç raportohet nga AS, Special One e vendos skuadrën e tij në skaner. “Mbajtëm topin, krijuam raste, lëvizëm mirë dhe shënuam. Një qëndrim luftarak që më pëlqen, por me gola fitohen ndeshje vetëm nëse nuk bën kaq shumë gabime. Ishim më të mirët e dy ekipeve në fushë, po fitonim 1-0. Pastaj, në pesë minuta: gabim, gabim, gabim, gol, gol, gol”. E eleminimi nga turneu, të cilin Spurs nuk e ka fituar që nga kohët e Lineker dhe Gascoigne.

Ka edhe kohë për të folur edhe për Bale, që as nuk u grumbullua. E para ndeshjes, Mou dha një shpjegim mjaft të veçantë për arsyen. "Gareth nuk është në pankinë sepse nuk ishte i kënaqur me stërvitjen e djeshme. Nuk do të thoja që është i dëmtuar, por diçka nuk shkonte mirë. Pra, gjëja më e mirë për të ishte të qëndronte në shtëpi dhe të punonte me mjekët". Në fund të ndeshjes, siç raportohet nga Daily Mail, portugezi shtoi: "Nuk është një dëmtim i vërtetë, do të thosha që ai nuk ndihet rehat dhe pas asaj stërvitje nuk mund të ishte në 100%. Doja ta bëja të qartë situatën, diçka për të cilën jam plotësisht i sinqertë dhe i hapur”, ka saktësuar tekniku duke folur për stërvitjen e të martës, pas të cilës në fakt Bale pati postoi një foto në Instagram me shkrimin "seancë e mirë". Pra ... si qendron e vërteta?

[caption id="attachment_593546" align="alignnone" width="1024"] LONDON, ENGLAND - OCTOBER 18: Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur speaks with Gareth Bale of Tottenham Hotspur before he is substituted on during the Premier League match between Tottenham Hotspur and West Ham United at Tottenham Hotspur Stadium on October 18, 2020 in London, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Clive Rose/Getty Images)[/caption]

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI