Flash

Video/ Botërori i Klubeve: Felipe Melo tradhëton Palmeiras, Al Ahly i treti

Lapsi.al 11 February 2021
Video/ Botërori i Klubeve: Felipe Melo tradhëton Palmeiras, Al Ahly i

Mbyllet me një vend të katërt zhgënjyes Botërori i Klubeve për Palmeiras. Në Doha, Al Ahly fitoi finalen për shkallën më të ulët të podiumit në fund të një ndeshje të ekuilibruar me pak raste shënimi, i vendosur vetëm me penallti pas 0-0 në 90 minutat e kohës së rregullt. Gabimi nga njëmbëdhjetë metra, që i dha fitoren kampionëve të Afrikës, erdhi nga Felipe Melo, goditja e të cilit u prit nga El Shenawy.

Dy humbje që sigurisht nuk e anulojnë emocionin e fitimit të Kupës Libertadores në minutën e 99-të kundër Santos, por është gjithashtu e vërtetë që Palmeiras nuk mund të jetë i kënaqur me Botërorin e Klubeve, i mbyllur në vendin e katërt pas dy humbjeve. Verdão, i konsideruar në fillim si kandidati kryesor për të diskutuar titullin me Bayern, përfundon madje jashtë podiumit: në vendin e tretë pozicionohet një Al Ahly me shumë meritë në këtë vend, pas një gjysmëfinale të shkëlqyer kundër gjermanëve.

Fillimi i ndeshjes ishte i bllokuar në Doha: rasti i parë i vërtetë, në fakt, erdhi në minutën e 27, kur El Soulia rikuperoi topin dhe kaloi Felipe Melon, por diagonalja e tij nuk kishte shënjestrën e duhur. Gjashtë minuta më vonë, Palmeiras u përgjigj me të djathtën e Ronit, që goditi mbi traversë. Me kalimin e minutave brazilianët u rritën në lojë: në minutën e 40-të, Roni goditi me kokë, në krosimin e Vina, duke provuar reflekset e El Shenawy.

Pritej i njëjti ritëm në pjesën e dytë, por veprimet e rrezikshme u zhdukën. Në mënyrë të pashmangshme cështja do të zgjidhej nga penalltitë, ku u fiksuan pesë gabime në dhjetë ekzekutime. Roni dhe Luiz Adriano gabuan për brazilianët, El Soulia dhe Mohsen për egjiptianët. Sidoqoftë, në momentin vendimtar, kapiteni i Verdão dhe ish-lojtari i Interit, Felipe Melo, humbi duelin me portierin El Shenawy. Al Ahly i gëzohet suksesit, ndërsa Palmeiras del me kokë ulur dhe pa asnjë fitore në turne.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI