Flash

Juventus-Napoli: Pirlo pa Arthur e Bonucci, Gattuso pa Hysaj e Demme

Lapsi.al 11 February 2021
Juventus-Napoli: Pirlo pa Arthur e Bonucci, Gattuso pa Hysaj e Demme

“Ekzaminimet instrumentale të kryera pas dhimbjes së ndjerë në këmbën e djathtë, të raportuar nga Arthur, treguan praninë e një kalcifikimi post-traumatik në nivelin e membranës interosoze. Gjendja e tij do të monitorohet dita ditës dhe rifillimi i aktivitetit do të bëhet sapo të lejojnë simptomat": ky është shënimi zyrtar i Juventusit, që lajmëron mungesën e brazilinit Arthur për ndeshjen me Napolin.

Shpresa e bardhezinjve është ta rikuperojnë lojtarin për ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve, të programuar për të mërkurën e ardhshme. Por problemet nuk ndalen këtu. Leonardo Bonucci, i cili doli për një problem muskulor kundër Romës dhe qëndroi në pankinë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me Interin, ka ndjerë një lodhje muskulare dhe duhet të ndalet akoma. Është e mundur që qendërmbrojtësi të qendrojë pushim edhe në ndeshjen me Napolin, por gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

NAPOLI: HYSAJ E DEMME HUMBASIN JUVEN

Gattuso humbet Hysaj e Demme për ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Juventus. I pari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale që zbuluan një shembje të shkallës së parë të muskulit të pulpës në këmbën e majtë. Mbrojtësi shqiptar tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit, ndërsa Demme ka pësuar një zgjatje të muskulit të kofshës së majtë. Mesfushori ka filluar terapitë dhe do të vlerësohet çdo ditë, por të dy nuk do të jenë kundër bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI