Flash

Video/ Teuta e dyta, Bregu fundos ish-skuadrën e tij: "Nuk kam kuriozitet, por do shoh Vllazninë"

Lapsi.al 13 February 2021
Video/ Teuta e dyta, Bregu fundos ish-skuadrën e tij: "Nuk kam

Fitore e rëndësishme e Teutës, që e nis fazën e tretë të Superiores në mënyrën më të mirë. 2-0 për të besuarit e Edi Martinit, që nuk gabojnë më në Niko Dovana, si bënë në debutimin në kampionat kundër Skënderbeut. Bregdetarët kanë mposhtur korcarët me golat e Emiljano Vilës dhe Karabecit, por me një Bregu në formë shumë të mirë.

Durrsakët e dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Bregut: "Portieri e ka të vështirë në atë pozcion - tha Bregu -. Shpresoja të shënonte një nga shokët e skuadrës. Mbrojtja jonë është më e mira e kampionatit dhe shpresoj të vazhdojnë kështu deri në fund. Mendoj që po të luajmë si sot në pjesën e parë, mendoj që nga ndeshja në ndeshje mund të bëjmë më mirë".

Takimin e mbylli goli i Erando Karabeci në minutën e 94 me goditje dënimi, por me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, duke vënë nën presion Vllazninë. Gjithësesi Në Durrës nuk është se po mendojnë shumë cafrë do të ndodhë në Loro Borici, por e kanë mendjen tek ndeshjet e tyre, si deklaron Bregu pas ndeshjes: "Nesër normalisht që do shikoj Vllazninë, por jo me ndonjë kuriozitet të madh - shpjegoi vlonjati -. E rëndësishme ishte që të fitonim sot dhe ia dolëm. Unë jam i gatshëm që të firmos që Lorenco Vila dhe Krasniqi të shënojnë më shumë gola se unë dhe Teuta të fitojë titullin.”, përfundoi Bregu me një altruizëm që e karakterizon edhe në fushë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI