Flash

I shpëtuan Gjykatësit Sportiv, por jo Federatës: rrezik përjashtimi për Agnelli e skualifikimi për Conte

Lapsi.al 13 February 2021
I shpëtuan Gjykatësit Sportiv, por jo Federatës: rrezik

Pas hapjes së një dosjeje nga Prokuroria e FIGC (Federatës italiane) për të hetuar modalitetet dhe përmbajtjen e mosmarrëveshjes mes Andrea Agnelli dhe Antonio Conte gjatë Juventus-Inter në Kupën e Italisë, për dy protagonistët skenari në thelb të çon në dy lloje dënimesh: një gjobë ose një skualifikim, jo shumë i rëndë duke pasur parasysh që nuk ka ndodhur asnjë shkelje raciste ose diskriminuese.

Janë dy nene të Kodit të Drejtësisë Sportive që mund të lidhen me presidentin e Juventusit dhe trajnerin e zikaltërve: 39-a, për sjellje jo sportive dhe 4-a, mbi parimet e korrektësisë dhe ndershmërisë. Pa harruar implikimet e mundshme që çojnë tek Fabio Paratici dhe Gabriele Orali (flitet për një debat mes të dyve në tunelin e dhomave të zhveshjes) duke pasur parasysh që prokurori Chinè kërkoi një hetim për të konstatuar "sjelljen e drejtuesve dhe anëtarëve të Juventus dhe zikaltërve gjatë dhe në fund të garës ".

Duke përjashtuar dokumente ose fraza të reja që nuk janë bërë ende të ditura - e rëndësishme në këtë sens thirrja e arbitrit të katërt për të treguar atë që ka dëgjuar në fushë -, shkohet drejt një gjobe ose një skualifikimi të shkurtër (një muaj përjashtim për Agnelli, dy ndeshje ndalim për Conte).

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI