Flash

Video / Panik në Augsburg-Schalke: Mark Uth humb ndjenjat në fushë

Lapsi.al 13 December 2020
Video / Panik në Augsburg-Schalke: Mark Uth humb ndjenjat në

Augsburg-Schalke ka përfunduar në barazim 2-2, por gjatë kësaj ndeshje ka patur edhe një moment paniku. Moment të cilin Mark Uth nuk do ta harrojë pr një kohë të gjatë.

Sulmuesi i Schalke 04 është detyruar të lërë fushën e lojës pas afro 20 minutash, i zëvendësuar nga Bozdogan. Dhe jo për një incident banal, por për një goditje të dyfishtë në kokë pas një përplase në ajër me Felix Uduokhai, mbrojtësin e Augsburg, në mesfushë. Ndërkohë Uth u shemb në tokë duke e përplasur kokën sërish.

https://www.youtube.com/watch?v=G1kfwfB3LUs

Në ato minuta, lojtarët përjetuan momente ankthi. Uth nuk u ngrit, duke humbur vetëdijen dhe duke i bërë shokët e skuadrës dhe kundërshtarët të shqetësohen. Stafi mjekësor i Schake nxitoi në fushë për ta ndihmuar atë së bashku me ndihmësmjekët e pranishëm, të cilët e çuan lojtarin menjëherëq në spital.

Pak minuta pas nisjes për në spital, klubi i Schalke 04 i ka qetësuar të gjithë duke komunikuar me mesazh në Twitter se Uth ishte në gjendje të mirë.

"Lajm i mirë. Mark Uth është i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm. Ai është rrugës për në spital me mjekun tonë."

https://twitter.com/s04_en/status/1338143560932143107?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1338143560932143107%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Fpanico-in-augsburg-schalke-mark-uth-perde-conoscenza-poi-si%2F128c50h0ti75111pie0pz5q6e2

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI