Flash

MotoGP, Rossi akuzon Yamahan: "Dëgjojnë pilotët, pastaj bëjnë atë që duan"

Lapsi.al 12 December 2020
MotoGP, Rossi akuzon Yamahan: "Dëgjojnë pilotët, pastaj

Eshtë një Valentino Rossi aspak i ëmdël e xhentil ai që, pasi përmbylli aventurën e tij me Yamaha zyrtare e përqafoi projektin e asaj satelit Petronas, përshëndet shtëpinë japoneze me një sulm frontal. Doktori ka drejtuar gishtin kundër inxhinjerëve japonezë, fajtorë se nuk i kanë dhënë peshën e duhur ndjesive të pilotëve: "Ata na dëgjojnë, pastaj bëjnë atë që thonë ata".

Edhe pasi mori numrin më të lartë të fitoreve në krahasim me cdo konstruktor në sezonin 2020, në shtëpinë Yamaha nuk ka kënaqësi për rezultatet e arritura. Botërori i pilotëve i shpëtoi e ai i kontruktorëve "iu dorëzua" Ducatit, duke bërë që skuderia japoneze ta mbyllë vitin me duar bosh. Ndërsa tani, pas sulmeve të para me kampionatin në vazhdim të Vinales, duhet të bëjë llogaritë me "protestën" e Valentinos.

"Këtë vit do të jem i përfshirë në zhvillimin e motorit si vitin e kaluar, kështu që nuk do të ndryshojë shumë. Duhet të kuptoj nivelin e përfshirjes, atë që mund të bëj për ti dhënë eksperiencën time, për të mësuar për cfarë kemi nevojë. Prej kohësh kemi të njëjtat probleme sepse japonezët dëgjojnë komentin e pilotëve por në fund bëjnë atë që duan të bëjnë vetë" ka thënë Rossi.

Sipas pilotit pesarez, në fakt, inxhinjerët, drejt të cilëve drejtohet sulmi, nuk do të marrin në konsideratë opinionet sepse "e kanë në mendje që në fillim atë që duan të bëjnë dhe e bëjnë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI