Flash

'Paolo, Paolo...' thirrjet e fundit shoqëruese për Rossin: arkivoli u mbajt në krahë nga kampionët e botës 82'

Lapsi.al 12 December 2020
'Paolo, Paolo...' thirrjet e fundit shoqëruese për Rossin:

Bota e futbollit e jo vetëm i jep sot lamtumirën e fundit emocionuese Paolo Rossit, që u nda nga jeta të enjten pas një sëmundje që e kishte sfilitur. Për të evituar grumbullimet do të jetë i mbyllur sheshi dhe rrugët që të cojnë në Duomon e Vicencës. Në ceremoninë mortore marrin pjesë vetëm 250 persona për shkak të kufizimeve për shkak të emergjencës së Covid-19. Një ditë më parë, kampionit të madh iu dha respekti i fundit i qytetit (dhoma mortore në stadiumin Menti) me radhë të gjata njerëzit të zakonshëm që kanë dashur ti japin lamtumirën e fundit Pablitos, heroit të Botërorit '82.

SHOKËT E 82 MBAJTËN ARKIVOLIN

E kanë cuar arkivolin në Duomon e Vicencës ish-shokët e tij të kombëtares që me të fituan Botërorin e 1982. Në fillim ishin Cabrini e Tardelli, në kishë edhe Roberto Baggio, ndërsa jashtë koret e njerëzve thërrisnin 'Paolo, Paolo...'.. Fulvio Collovati ka kujtuar mikun e tij me këto fjalë: “Mendoj se ishim të parët kur në orën 3 Federica (gruaja) na dërgoi mesazhin, duke na dhënë lajmin. Na shkroi “Mos e harro”. Po si mund ta harrojmë? Unë i detyrohem shumë sepse jam kampion bote falë tij”.

ALTOBELLI: “MË I MIRI”

"Paolo ishte më i madhi i të gjithëve, përvec se sulmuesi më i mirë i të gjithë kohëve". Me këto fjalë Alessandro Altobelli, jashtë katedrales së Vicencës, para fillimit të funeralit ka kujtuar Paolo Rossin. "Nga ai grup ishte simboli jo vetëm në fushë por edhe jashtë, madje edhe kur e la futbollin - ka shtuar ish-kampioni - Ishim të dy sulmues, por ai ishte më i mirë se unë. Jam munduar gjithnjë të kopjoja atë që bënte, por ato të tij ishin kualitete natyrore e ta imitoje ishte e pamundur. Ishte gjithnjë në vendin e duhur në momentin e duhur, arrinte gjithnjë i pari. Kush do të luajë futboll i këshilloj të shohë kush ishte Paolo Rossi, profesionalitetin e tij të madh".

GRUAJA FEDERICA: "AFEKSION QË TREGON SA E KANË DASHUR"

"Ky afeksion i madh për Paolon që kanë ndjerë këto ditë është demostrimi sa shumë e donin në të gjithë botën. Ishte personi i të gjithëve, gati të jepte gjithcka, ishte bujar. Paolo ishte i madh në përditshmërinë e bërë edhe nga gjëra të thjeshta, me vlerë të madhe e mësime. Një person që donte familjen, shtëpinë. Zgjodha të dërgoja mesazhin e parë në chat e kampionëve të Spanja '82 sepse e dija sa rëndësi kishte për të. Mendova se nuk mund të mos i shkruaja atyre, doja ta dinin ata para të tjerëve për ndjenjën e skuadrës e kësaj miqësie të fortë".

PIPPO INZAGHI: "NDER TË MË KRAHASONIN ME TË"

"Për mua ishte idhulli i fëmijërisë. E njoha pak, por u intervistova nga ai. Më pëlqente shumë, ishte tepër i mirë, e dinte sa e vështirë ishte të ishe në anën tjetër. Për mua ishte një shembull, të më krahasonin me të më ka emocionuar gjithnjë e do të na mungojë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI