Flash

“Zgjedhje kurajoze e djemve të mi”: Tuchel krah lojtarëve për braktisjen e fushës

Lapsi.al 10 December 2020
“Zgjedhje kurajoze e djemve të mi”: Tuchel krah lojtarëve

Ka bërë shumë të diskutohet ajo që ndodhi të martën në mbrëmje gjatë sfidës së Champions League mes Psg e Istanbul Basaksehir. Cështja e racizmit e ndodhur në dëm të Webo, zëvendëstrajnerit të turqve, ka qenë tema kryesore në këto orë me dy skuadrat protagoniste absolute me vendimin për tu kthyer në dhomat e zhveshjes e për të mos e luajtur ndeshjen. Takimi, sic dihet, u luajt 24 orë më pas në mbrëmjen e të mërkurës, por “zhurma” mbi gjestin e bërë ishte e madhe. Këtë veprim të parisienëve, që dolën nga fusha në shenjë solidariteti, e ka komentuar Thomas Tuchel, që është reshtuar krah të tijve.

Të martën është marrë një vendim i fortë: djemtë kanë treguar solidarietetin e tyre me kundërshtarët. Besoj që ishte një vendim i fortë dhe kurajoz”, ka thënë Tuchel për median pas ndeshjes së luajtur një ditë më vonë. “Një reagim që u duk i qartë në dhomat e zhveshjes. Flasim për persona të rritur e ashtu si thatë edhe ju, reagimi ishte i fortë. Në fushë nuk e kisha kuptuar mirë se cfarë ndodhi, duke mos i dëgjuar fjalët e thëna: pastaj në dhomat e zhveshjes gjithcka u bë e qartë. Mendoj se ishte dicka e mirë të tregoje solidarietetin e pastaj të rifillonim ndeshjen”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI