Flash

Diçka nuk shkon, Hysaj e Rrahmani infektohen sërisht me Covid: lojtarët e sapo-shëruar, kthehen në izolim

Lapsi.al 10 December 2020
Diçka nuk shkon, Hysaj e Rrahmani infektohen sërisht me Covid:
Një surprizë e keqe për Napolin në vigjilje të sfidës së Europa League kundër Real Sociedad. Tamponet e kryera tek anëtarët e grupit skuadër, në fakt, kanë evidentuar se Amir Rrahmani e Elseid Hysaj janë bërë përsëri pozitivë. Dy futbollistët janë futur menjëherë në izolim në pritje të një tamponi të ri. Të gjithë negativë ndaj Covid-19, ndërkohë futbollistët e tjerë të kaltër. Një situatë shumë e cuditshme me dy futbollistët shqiptarë. Hysaj nuk luajti në ndeshjet e fundit të Nations League në javën e dytë të nëntorit, pasi reziltoi pozitiv me Koronavirus, pikërisht pas miqësores me Kosovën e përpara dy ndeshjeve me Kazakistanin e Bjellorusinë. Në atë ndeshje rezultoi pozitiv edhe Rrahmani dhe dy lojtarët qendruar në izolim deri në daljen negativ të tamponit. Pas pas një muaji, Covid i ka prekur përsëri dy shqiptarët, kohë shumë e shkurtër për tu infektuar një herë të dytë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI