Flash

Video/ Në gjunjë kundër racizmit para ndeshjes, PSG shkatërron 5-1 Basaksehir në ndeshjen e shtyrë

Lapsi.al 9 December 2020
Video/ Në gjunjë kundër racizmit para ndeshjes, PSG

Psg e Basaksehir të bashkuar përsëri kundër racizmit, edhe në ditën e dytë të ndeshjes së fundit të grupit H, që u shty 24 orë për shkak të prazës raciste të thënë nga arbitri i katërt Coltescu për ndihmës trajneri e turqve Ëebo. Lojtarët e skuadrës franceze e ata turke u gjunjëzuan në mesfushë, bashkë me arbitrat, me grushtin drejtuar qiellit. Gjest domethënës, por në fushë gjërat shkuan keq për Basaksehir që u shkatërruar 5-1 nga Neymar e Mbappe: tregolësh për brazilianin e dygolësh për francezin, që e ngjisin PSG në krye të grupit, përpara Lepzig.

O'Ney hapi serinë e golave në minutën e 21, vetëm 8 minuta pasi sfida filloi aty ku ishte ndërprerë një ditë më parë. Braziliani kompletoi dygolëshin e ti në të 38, ndërsa turqit pothuaj nuk ishin në ndeshje, duke pësuar edhe golin e Bakker dy minuta më pas, por i anulluar. Nuk është se kjo shërbeu për të ekuilibruar balancat e prishura të Basaksehir, sepse një 11 metërsh në minutën e 42 i dha mundësinë Mbappe ta conte skuadrën e tij në pushim me tre gola avantazh.

Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë me Neymar që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për PSG, 5 minuta pas rifillimit. I Mehmet Topal goli i vetëm i turqve, në minutën e 57, por diferencën e stabilizoi sërisht Mbappe me golin e pestë dhe të dytin personal në minutën e 62. Me 12 pikë PSG ngjitet në vendin e parë, me pikë të njëjta me Leipzig, por në avantazh në ndeshjet direkte me gjermanët.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI