Flash

Champions/ Real Madrid e Inter dridhen: pesë skuadra të tjera në garë për dy vende vakante në 1/8

Lapsi.al 9 December 2020
Champions/ Real Madrid e Inter dridhen: pesë skuadra të tjera në

Pas verdikteve të të martës, me tetë skuadrat e para të kualifikuara në 1/8 e Champions, është radha e katër grupeve të tjera të nxjerrin skuadrat e tyre të kualifikuara, natyrisht ato që ende nuk kanë siguruar biletën e kalimit të raundit të grupeve. Real Madrid, Inter e Gladbach, por edhe Salzburg, Atletico, Ajax e Atalanta janë ende në ethet nëse do të arrijnë objektivin 1/8.

GRUPI A

Kampionët në fuqi të Bayern Mynih kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup kur të presin në Bavari Lokomotivën e Moskës. Skuadra e Flick, ende e pamundur, mund ti lejojë vetes të luajë me linjat e dyta, ndërsa në këtë pikë rusët shpresojnë të marrin një fitore që mund ti jepte të drejtën të shkonin në Europa League, nëse Salzburg mundet nga Atletico Madrid në ndeshjen tjetër. Austriakët synojnë në fakt më lart: të mundin në shtëpi skuadrën e Simeones dhe ti bashkohen Bayern në 1/8. Colchoneros janë të favorizuar në fakt se kanë nevojë vetëm për një barazim, por në këtë raste Salzburg do të humbiste vendin e tretë nëse Lokomotiva fiton ndeshjen me Bayern.

GRUPI B

Nga e para në të fundit skuadër të renditur shpresojnë të sigurojnë kalimin e raundit në këtë grup. Real Madrid e Inter janë dy skuadrat e fundit, por cështja është se Blancos mund të shkojnë në 1/8 si të parët. Fitorja e Inter kundër Borussias i ka dorëzuar Realit mundësinë të vendosë në pavarësi fatin e tij: nëse fiton shkon përpara, nëse barazon varet cfarë ndodh në Inter-Shakhtar. Nëse humbet, mirupafshim… Ndërkohë, Inter duhet të fitojë ndeshjen me ukrainasit dhe të shpresojë vetëm që Real-Gladbach të mos përfundojë barazim.

GRUPI C

Situatë e qartë dhe ndeshje të qeta. Manchester City është i kualifikuar si i parë dhe Porto e kualifikuar si e dytë. Ajo që mbetet është lufta për vendin që të con në Europa League. Anglezët presin në shtëpi Marseille të vendit të fundit me 3 pikë, ndërsa Porto viziton Pierun për tu ndeshur me Olympiacos, gjithashtu me tre pikë. Për faktin se luajnë në shtëpi, grekët janë të favorizuar më shumë se francezët për të marrë pikë që do të cojnë në UEL.

GRUPI D

Liverpool e siguroi kalimin në 1/8 dhe ndeshja me Midtjylland e vendit të fundit është vetëm për statistikë, sepse asnjë rezultat nuk mund ti lëvizë skuadrat nga pozicionet e tyre. Ajo që ka interes është përplasja në Amsterdam mes Ajax e Atalantës. Bergamaskët kanë një pikë më shumë se hollandezët, por luajnë në transfertë. Gasperini ka avantazhin e dy rezultateve, ndërsa Ten Hag nuk do të humbasë mundësinë për të vazhduar aventurën në Champions.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

21:00 Bayern Munich ? - ? Lokomotiv Moscow

21:00 Salzburg ? - ? Atletico Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

21:00 Inter ? - ? Shakhtar Donetsk

21:00 Real Madrid ? - ? Borussia Moenchengladbach

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

21:00 Manchester City ? - ? Marseille

21:00 Olympiacos ? - ? FC Porto

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

18:55 Ajax ? - ? Atalanta

18:55 FC Midtjylland ? - ? Liverpool

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI