Flash

Champions/ Dortmund me përmbysje merr vendin e parë: Lazio kualifikim me frikë në zemër

Lapsi.al 8 December 2020
Champions/ Dortmund me përmbysje merr vendin e parë: Lazio kualifikim

Raundi i fundit i fazës së grupeve në Champions League për Grupin F ka parë të kalojnë në 1/8 Borussia Dortmund e Lazio, që i janë bashkuar skuadrave të tjerë të kualifikuara (Barcellona, Juve, Bayern, Chelsea, Sevilla, Manchester City, Porto, Borussia Dortmund e Liverpool). Dortmund fitoi grupin duke përmbysur avantazhin provizor të Zenit, ndërsa Lazio barazon 2-2 me Brugge, që edhe me 10 lojtarë i fut frikën bardhekaltërve në Olimpico.

ZENIT ST PETERSBURG 1 - 2 BORUSSIA DORTMUND

Dortmund kishte nevojë vetëm për një fitore për të mos humbur vendin e parë, por ishin rusët ata që kaluan të parët në avantazh me Driussi, i shërbyer nga Sutormin, që në qendër të zonës gjeti një devijim fatal për Hitz. Gjermanët vuajtën goditjen dhe rrezikuan kapitullimin kur Azmoun iu anullua goli i dyfishimit për pozicion jashtë loje. Sinjalin e rikthimit të vardhezinjve e dha Reus që goditi shtyllën me të djathtën përpara pushimit. Në pjesën e dytë në fushë zbriti Youssoufa Moukoko, që u bë kështu lojtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në Champions (16 vjec e 18 ditë, duke i marrë vendin e parë Babayaros). E Dortmund përmbysi rezultatin. Barazimi erdhi në të 68', me golin e Piszczek, që depozitoi në rrjetë goditjen e Hummels të grushtuar nga portieri. Goli vendimtar i gjermanëve erdhi 10 minuta më pas, kur Witsel me të majtën gjeti këndin e poshtëm të pambuluar.

LAZIO 2 - 2 BRUGGE

Lazios i duhej një pikë për tu kualifikuar, por gjatë ndeshjes me Brugge e pa veten nga vendi i parë në rrezik të përfundonte në Europa League. Bardhekaltrit nisën mirë dhe në të 12' kaluan në avantazh me Correa që përfundoi një aksion të shkëlqyer me Luis Alberto, e majta e të cilit u grushtua nga Mignolet në këmbët e Tuchu që shënoi 1-0. Vetëm se Brugge i mjaftojnë 3' për të barazuar. Dinamikë e ngjashme, me Reina që nuk mbajti dot goditjen e Lang e Vormer përfitoi duke e dërguar topin në rrjetë. Lazio rigjen buzëqeshjen me një blitz të Immobile. Sulmuesi u pengua në zonë nga Mata e në të 27' nuk e gaboi penalltinë që ktheu italianët në avantazh. U duk një histori e mbyllur, kur edhe Dortmund humbiste në Peterburg, me Sobol që la fushën me kartonin e dytë të verdhë, por me një lojtar më pak belgët barazuan përsëri me Vanaken dhe tentuan madje të fitonin. Lazio vuajti dhe iu fal fatit kur në shtesë De Ketelaere goditi traversën e brendshme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI