Flash

Champions/ Messi kundër Ronaldos për fronin e grupit: PSG, United, Leipzig, njëri është i tepërt

Lapsi.al 8 December 2020
Champions/ Messi kundër Ronaldos për fronin e grupit: PSG, United,

Kohë verdiktesh, natyrisht për ato që ende nuk janë dhënë në Grupet E, F, G dhe H. Mbyllet sonte faza e grupeve që përcakton forcat e para, të kualifikuarat për në Champions dhe ato që zbresin në Europa League. Natyrisht vëmendjen e ka rrëmbyer sfida në Camp Nou ku Barcelona do të presë Juventus. Një sfidë brenda sfidës, ajo mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos, është ajo që e bën ndeshjen elektrizuese. Pastaj është situata në Grupin H ku një mes PSG, Manchester United e Leipzig do të përshëndesë kompeticionin.

GRUPI E

Gjithcka e vendosur në këtë rast me Chelsea që ka siguruar vendin e parë, që në raundin e kaluar kur shkatërroi 4-0 Sevillan në Ramon Sanchez Pizjuan. Kur londinezët të presin në shtëpi rusët e Krasnodar, në lojë janë statistikat dhe dëshira e rusëve për të ruajtur vendin e tretë që të con në Europa League. E kualifikuar, si e dytë, është edhe Sevilla, e kështu sfida me Rennes i vlen francezëve, në tentativën e fundit për të mos patur kolonën e fitoreve me zero.

GRUPI F

Borussia Dortmund është e para, por në transfertën e Zenit të vendit të fundit duhet të fitojë për të mos u parakaluar nga Lazio. Bardhekaltrit, me një pikë më pak se gjermanët, kanë nevojë vetëm për një barazim me Brugge për të shkuar në 1/8 e Champions, por për vendin e parë duhet një fitore e të shpresojnë se Dortmund do të ngecë në Shën Peterburg. Belgët në anën tjetër e kanë të siguruar prezencën në Europa League, por nëse fitojnë në Olimpico shkojnë në fazën tjetër të Champions e kjo do të ishte një surprizë e vërtetë.

GRUPI G

Luhet vetëm për vendin e parë dhe kush shkon në Europa League, sepse Barcelona e Juventus janë të kualifikuara që tani në 1/8 por kërkojnë një short më të thjeshtë pas fazës së grupeve. Barcelona ka në favor tre pikët e fitores direkte në Torino 0-2, gjë që e detyron skuadrën e Pirlos të shkojë të fitojë në Camp Nou me dy gola diferencë, por duke shënuar tre gola ndaj blaugranave. E vështirë, por kampionët e Italisë kanë këtë herë Cristiano Ronaldon me vete dhe në kampionat katalanasit ishin përsëri zhgënjyes. Në ndeshjen tjetër Ferencvaros dhe Dinamo Kiev do të kërkojnë vendin e tretë që vlen UEL. Me nga një pikë të dyja, vlen fitorja në përplasjen direkte. Uzuni duhet të marrë përsipër hungarezët që kanë disavantazhin e ndeshjes në Ukrainë.

GRUPI H

Tre skuadra me 9 pikë dhe Istambul Basaksehir i eleminuar me 3 pikë. Pikërisht fakti që do të ndeshet me një skuadër pa objektiv e bën PSG të jetë favorite për kalimin në 1/8 dhe vendin e parë të grupit. Francezët kanë në favor golat e shënuar në përplasjet direkte kundër të dy kundërshtarëve të tjerë, nëse përfundohet me pikë të barabrata. Në anën tjetër Manchester United rrezikon shumë kur të sfidojë Leipzig në Gjermani. Është e vërtetë që në Old Trafford anglezët i shkatërruan 5-0, por gjërat tani kanë ndryshuar. Solskjaer e merr kalimin e grupit edhe me barazim, ndërsa Leipzig duhet të fitojë me cdo kusht për tu prezantuar në 1/8.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

21:00 Chelsea ? - ? FC Krasnodar

21:00 Rennes ? - ? Sevilla

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

18:55 Lazio ? - ? Club Brugge

18:55 Zenit St. Petersburg ? - ? Borussia Dortmund

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

21:00 Barcelona ? - ? Juventus

21:00 Dynamo Kyiv ? - ? Ferencvaros

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

21:00 Paris Saint-Germain ? - ? Istanbul Basaksehir

21:00 RasenBallsport Leipzig ? - ? Manchester United

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI