Flash

Duka heq dorë nga Botërori i Katarit: "Short i vështirë, bëhemi gati për Euro 2024"

Lapsi.al 7 December 2020
Duka heq dorë nga Botërori i Katarit: "Short i

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re. Përmes një statusi në rrjetet sociale Presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals.

Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se kemi mundësi të besojmë se mund të shkojmë në zonën play-off: “Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në ‘Wembley’. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin. Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon. Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, – thotë Presidenti Duka në reagimin e tij pas shortit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI