Flash

Lukaku sfidon Ronaldon e Messin: "Jam një ndër pesë sulmuesit më të mirë në botë"

Lapsi.al 7 December 2020
Lukaku sfidon Ronaldon e Messin: "Jam një ndër pesë

Që kur është tek Inter, e thënë prej tij, është duke luajtur futbollin më të mirë në karrierën e tij. Sigurisht viti i fundit ka qenë për Romelu Lukaku ekstremisht prolifik: në sezonin e parë me zikaltrit ka qenë protagonist me 34 gola e gjashtë asist, fillimi i të dytit, tregon deri më sot 8 gola në kampionat e 4 në Champions e 2 asist.

Javën e kaluar sulmuesi belg udhëhoqi skuadrën në suksesin "jetik" kundër M'Gladbach e tani, me midis golin kundër Bolonjës, Lukaku kandidohet për një tjetër mbrëmje vendimtare kundër Shakhtar. Një rritje teknike, taktike e mentale e ardhur, gjithnjë sipas tij, gati ekskluzivisht nga Antonio Conte, tekniku që e kërkoi me ngulm dhe që e shndërroi në një diamant të zikaltërve.

E vetë Lukaku është i ndërgjegjshëm, aq sa në një intervistë që do të dalë në ditët e ardhshme në faqet e prestigjozes France Football, belgu pretendon vendin e tij në Olimpin e të mëdhenjve: "Bëj pjesë në 5 sukmuesit më të mirë të botës. E nëse Cristiano Ronaldo, Messi ose Lewandowski kanë tejkaluar limitet e tyre, përse të mos ia dal edhe unë?"

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI