Flash

E la me 10 lojtarë e pa penallti: Fonseca sulmon arbitrin, Pellegrini kritikët "Dështakë, ndërsa ju fyeni, ne luftojmë"

Lapsi.al 6 December 2020
E la me 10 lojtarë e pa penallti: Fonseca sulmon arbitrin, Pellegrini

Paulo Fonseca, i ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë, akuzon arbitrin Maresca për mënyrën e gjykimit të ndeshjes. "Arbitrimi nuk më pëlqeu. Nuk e kuptoj faullin e parë të Pedros, si mund të japësh të verdhë në atë situatë. Pasatj mendoj për faullin ndaj Pellegrinit - shpjegoi portugezi -. Mund ta kuptoj që arbitri nuk sheh, por sot ka VAR".

Në lidhje me përjashtimin e tij nga fusha për protesta, Fonseca shpjegoi. "Po i kërkoja shpjegime arbitrit për faullin e parë të Pedros, me faktin që kishim bërë 5 faulle e kishim marrë 4 të verdha. Vetëm këtë".

Pas polemikave në fushë për gjykimin e Maresca në Roma-Sassuolo, përplasja ka vazhduar në rrjetet sociale, me tifozët verdhekuq gati të kritikojnë ashpër skuadrën e Fonsecas. Një sulm që nuk i ka pëlqyer Lorenzo Pellegrinit. "Ju vazhdoni të flisni e ti fyeni të gjithë, ne vazhdojmë të vrapojmë e të luftojmë për këtë fanellë… dështakë! Forca Roma, ky është një grup i madh", ka shkruar mesfushori verdhekuq në profilin e tij në Instagram.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI