Flash

Video/ Përmbytjet anullojnë ndeshjen e Serie A: tre barazime në sfidat e tjera, pengohet Roma

Lapsi.al 6 December 2020
Video/ Përmbytjet anullojnë ndeshjen e Serie A: tre barazime në

Roma nuk fiton me Sassuolon, të njëjtin rezultat 0-0 fikson edhe Parma në Tardini kundër Beneventos e po në barazim e mbyll edhe Verona ndaj Cagliarit. Tre barazime në tre ndeshje e një takim i anulluar për shkak të përmbytjeve.

Në emergjencë të plotë në mbrojtje, Fonseca i beson Marash Kumbullës nga minuta e parë, edhe pse në konferencë për shtyp konstatoi se lojtari nuk ishte në formë. Gjithësesi 0-0 e arritur ndaj Sassuolos i ka dhënë të drejtë në aspektin difensiv portugezit, por përpara gjërat nuk shkuan si duhet. Nuk bëri dot diferencën Parma në shtëpi kundër Beneventos, që pasi ndali Juventus, merr një tjetër rezultat të rëndësishëm në transfertën në Tardini. Barazon 1-1 Verona në shtëpi me Cagliarin ku Zaccagni në të 21 sardët iu përgjigjën me golin e Marin në të 48.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që vazhdojnë të bien prej orësh në Udine, Dacia Arena ishte e papërshtatshme për të mirëpritur Udinese-Atalanta, ndeshje që është shtyrë për një datë ende të pacaktuar. Vendimi është marrë nga arbitri La Penna pas tre kontrollesh të fushës bashkë me kapitenët e skuadrave, Rodrigo de Paul e Rafael Toloi. Në një moment të parë arbitri e ka shtyrë fillimin e ndeshjes me 30 minuta për të vlerësuar më mirë situatën, por pastaj gjendja e fushës nuk u përmirësua e pas një tjetër 15 minutësh sfida u shty përfundimisht.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI