Flash

Tre operacione e një infeksion: Marquez, kampioni që nuk mbrojti dot titullin, mbetet në spital

Lapsi.al 6 December 2020
Tre operacione e një infeksion: Marquez, kampioni që nuk mbrojti dot

Marc Marquez nuk gjen paqe. Pas operacionit të tretë në krahun e thyer në rrëzimin e pësuar gjatë GP të Spanjës në MotoGP në 19 korrik, që u krye të enjten në 3 dhjetor në spitalin Ruber në Madrid, rikuperimi i tij është gjykuar në mënyrë "të kënaqshme" nga stafi mjekësor i Hospital Ruber Internacional, por ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Nga një komunikatë e Hondës, zbulohet se "mbjellja e kryer gjatë ndërhyrjes me pseudoartrozë ka konfirmuar se kishte një infeksion të mëparshëm në frakturë" e kështu Marc Marquez, në javët e ardhshme do ti nënshtrohet "një trajtimi specifik me antibiotik", duke mbetur i shtruar në spitalin e Madridit ku edhe u operua.

Marquez, që u dëmtua në 19 korrik, ka pësuar tre operacione në shpatullën e djathtë të frakturuar në Jerez: i pari në 21 korrik, në klinikën Dexeus në Barcelonë nga doktor Xavier Mir, me vendosjen e një pllake të fiksuar me 12 vida; i dyti në 3 gusht, gjithnjë nga doktor Mir, i nevojshëm për të zëvendësuar pllakën, i përkulur nga përpjekja për të hapur një dritare, por gjithashtu i goditur nga përpjekja e pilotit për tu rikthyer në pistë - pas aprovimit nga mjekët - për GP të Andalucisë, 4 ditë pas ndërhyrjes së parë; operacioni i tretë u krye të enjten, 3 dhjetor, por në Madrid - nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Samuel Antuñ -, që konsiston në zëvendësimin e pllakës me aplikimin e një metode avangard për të përshpejtuar shërimin. Koha për ta parë atë në pistë është rreth 6 muaj.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI