Flash

Conte turpëron Eriksen me tre minuta në fushë: tjetër zëvendësim pas të 90'

Lapsi.al 6 December 2020
Conte turpëron Eriksen me tre minuta në fushë: tjetër

Në fytyrat e gëzuara të lojtarëve të Inter në përfundim të ndeshjes së fituar 3-1 kundër Bolonjës, është një që dallon nga të tjerët. E vetmja e trishtuar, i zhgënjyer, i pashpresë. Madje i turpëruar: ëqshtë ajo e Christian Eriksen, i vetmi që u kthye në dhomat e zhveshjes me kokën ulur pa festuar tre pikët. Që historia e tij me Inter ka mbërritur në fund pas pak muajsh kjo ishte e qartë, por raporti me Antonio Conte vazhdon ti befasojë të gjithë. Edhe kundër kuqebluve e me rezultatin të sigurtë danezi është futur në fushë vetëm për tre minutat finale të shtesës. Një vendim i teknikut salentin që për një pjesë të mirë të tifozëve të Inter nuk është i qartë.

Conte e aktivizon gjithnjë në minutat e fundit si të ishte ndonjë lojtar i ri i cfarëdoshëm. Një turpërim i ekzagjetuar për mesfushorin, pasi i bëri të kuptonte se nuk beson tek ai për një seri motivesh. Nga fillimi i nëntorit deri më sot Eriksen, me fanellën e Inter, ka regjistruar pankinën kundër Real Madrid në Spanjë, Atalantës e Torinos, katër minuta në shtëpi kundër Merengues, pesë minuta finale kundër Sassuolos (me rezultatin 3-0), pankinë me Gladbach e tre minuta të shtesës me Bolonjën (në 3-1). Nëse pankinat mund të jenë të justifikuara nga tekniku, turpërimi i minutave të fundit është dicka që nuk ka kuptim.

Duke qenë se nuk është një lojtar i ri për të integruar gradualisht, por një kampion me eksperiencë ndërkomëbtare, zgjedhja e Contes duket provokuese e insistuese. Ndërkohë, danezi është shuar; lamtumira në janar është e sigurtë, por ka një problem të vogël për shoqërinë: vlera e kartonit të Eriksen është ulur ndjeshëm. Një humbje për të gjithë, edhe për vetë Conte.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI