Flash

Al-Khelaifi, driblon më mirë se Messi: "Nuk mund të flas për të"

Lapsi.al 5 December 2020
Al-Khelaifi, driblon më mirë se Messi: "Nuk mund të flas

Fjalët e Neymar në lidhje me Messi kanë rindezur papritur zërat e merkatos në aksin Barcelona-Paris. Nëse do të jetë kalimi i argjentinasit tek Paris Saint-Germain apo rikthimi i brazilianit në Spanjë, pak rëndësi ka, ndjesia është se dicka do të ndodhë në verën e ardhshme, duke patur parasysh se Leo do të jetë në skadencë kontrate. Edhe pse destinacioni më i mundshëm mbetet ai anglez, me Manchester City të Guardiolas gati ta përqafojë, miqësia me Neymar mund ta bëjë Messin të zgjedhë ndryshe. Por kjo është një lojë, nga e cila mundohet të mos përfshihet që tani Nasser Al-Khelaifi: "Leo tek PSG? Nuk mund të flas".

Përgjigja e presidentit të klubit francez në programin radiofonik "Touche Pas à Mon Poste" mund të lexohet edhe në mënyrë tjetër, varet nga këndvështrimi: pre-taktikë? Dëshirë për të mos u ekzpozuar? Mungesë interesi? Ndëkohë në Madrid vazhdojnë të theksojnë mundësinë që Mbappé niset në qershor (por gjithcka lidhet me qendrimin e Zidane tek Real), e në një rast të tillë parisienët do të ishin të "detyruar" të zëvendësonin një yll me një tjetër.

Në Barcelonë duket gati se kanë hequr dorë nga kapiteni, që disa muaj më parë kishte kërkuar shitjen. "Në nivel financiar unë verën e kaluar do ta kisha shitur Messin, sepse kjo lëvizje do të ndihmonte arkat e klubit" ka thënë për RAC1 Carles Tusquets, presidenti provizor i blaugranave pas largimit të Bartomeut. Klubi duhet të ushtrojë një reduktim të madh pagash e lamtumira e Messi do ti ndihmonte shumë. Tusquets ishte shumë i qartë edhe për rikthimin e Neymar: "Nëse vjen falas mund të flasim, përndryshe nuk ka para për ta blerë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI