Kur Juxhin Xhaja u përzgjodh si arbitri i derbit Tirana-Partizani, të gjithë tifozët e të kuqve iu kujtua qartë cfarë ndodhi në sezonin e kaluar kur arbitri gaboi në disa momente kyce të derbit, që më pas u fitua 5-1 nga bardheblutë, me Partizanin që luajti që nga minuta e 15 me një lojtar më pak. Por këtë herë duhet të ishin shqetësuar bardheblutë, duke parë se në përfundim të takimit të përfunduar 0-0 janë dy penalltitë e munguara në favor të tyre.
Në minutën e 49′ portieri Alban Hoxha kontrollon keq topin e pasuar ngë një mbrojtës dhe Danso ndërhyn duke ia hequr nga këmbët. Në kontrast sulmuesi rrëzohet dhe pamjet dëshmojnë se portieri i Partizanit ka goditur këmbën e ganezit. I paasistuar si duhet nga arbitri i katërt, që në këtë rast ishte Emanuela Rusta, kryesori Xhaja vazhdoi lojën.
Më keq akoma shkoi në minutën e 89′, kur Muçi driblon pastër Asanin brenda zonës, me këtë të fundit që vendos gjurin e majtë te këmba e lojtarit të Tiranës. Pretendimet e Muçit për penallti, nuk konsiderohen nga Xhaja, që në këtë rast duhet thënë se ishte fare pranë aksionit, por i paaftë të dallonte faullin e lojtarit të Partizanit.