Flash

Një finale europiane në Shqipëri, Duka: "Historike për futbollin"!

Lapsi.al 3 December 2020
Një finale europiane në Shqipëri, Duka: "Historike për

Nuk u arrit Superkupa Europiane, por stadiumi 'Air Albania' do të presë një finale të kompeticioneve UEFA. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022! Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Menjëherë pas mbledhjes Presidenti Duka ka përshëndetur këtë ngjarje të madhe dhe ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur sjelljen e një finaleje europiane në Shqipëri: “Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët", tha Duka .

Kreu i Federatës "Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së. Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë. Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë. Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast. Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.

ÇFARË ËSHTË UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE

UEFA Europa Conference League (UECL) është një kompeticion i planifikuar vjetor, duke filluar në 2021, nga UEFA për klubet e futbollit europian të kualifikuar. Klubet do të kualifikohen për këtë turne bazuar në performancën e tyre në ligat e tyre kombëtare dhe garat e kupat kombëtare. Do të jetë niveli i tretë i futbollit evropian të klubeve, pas Champions League e Europa League.

Kompeticioni është planifikuar të zhvillohet nga sezoni 2021–22 dhe do të shërbejë si niveli i poshtëm i garës ekzistuese të UEFA Europa League, e cila pritet të reduktohet në 32 skuadra në fazën e grupeve. Turneu do të diskutohet kryesisht nga ekipe me renditje të ulët të UEFA. Asnjë skuadër nuk do të kualifikohet drejtpërdrejt në fazën e grupeve, me 10 skuadra të eleminuara në play-offet e Ligës së Evropës dhe pjesa tjetër vijnë nga kualifikueset e Europa Conference League.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI