Flash

"Nuk ka eksperiencë, Dede duhet të më ketë frikë mua": Daja e nis derbin nga konferenca

Lapsi.al 3 December 2020
"Nuk ka eksperiencë, Dede duhet të më ketë frikë

"Ne jemi me këmbë në tokë. Sipas historive të derbit, edhe kur ekipet kanë pasur diferenca, që në këto moment nuk ka diferenca, madje Tirana vjen pas një suksesi të vjetshëm, edhe atëherë nuk thuhet që ka favoritë në derbi, jo më tani që ekipet janë aty-aty". Ilir Daja debuton kështu në vigjilje të derbit të parë si trajner i Partizanit. Të kuqtë shkojnë në ndërqytetase si kryesues e Tirana, pavarësisht vështirësive, si kampione në fuqi në një përplasje të heshtur për mungesën e tifozëve: Në fakt derbi, më shumë se për trajnerët, është për tifozët. Është një ndeshje që duhet fituar. Natyrshëm që nuk presim kundërshtarë si në ndeshjet e tjera, por lartë koka do të jetë e ftohtë dhe zemra do të jetë zjarr" shpjegoi Daja.

Përballë do të jetë një prej lojtarëve që Daja e ka vlerësuar më shumë gjatë karrierës, por për të cilin nuk i kursen thumbimet si trajner. "E them edhe sot që ka qenë një nga futbollistët më të mirë që kam drejtuar, me një mentalitet fituesi, jo i vështirë për t’u menaxhuar. Besoj që ka një eksperiencë jo të mjaftueshme në trajnim. Në këtë rast nuk besoj se do të kem unë frikë Nevilin, Nevili duhet të ketë respekt për mua".

Rikuperime të rëndësishme për të kuqtë. Asani, Melo e Llanaj i janë bashkuar grupit, megjithëse Daja paralajmëron se do të luajë kush ka formën më të mirë fizike: "Ata kanë një javë që stërviten, Melo pak më shumë, por nuk riskojmë për të bërë ndërrime të parakohshme, pasi na duhen në vazhdimësi, jo vetëm në në derbi. Duam t’u marrim maksimumin lojtarëve" - vazhdoi Daja -. "Edhe sikur gjysëm me zero ta fitojmë derbin, e rëndësishme është që marrim 3 pikët, na shërben edhe për momentin që jemi, por ndoshta edhe për vazhdimësinë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI