Flash

Champions/ Real Madrid refuzon mundësinë e 'biskotës' anti-Inter: "Nuk është në ADN Blancos"

Lapsi.al 2 December 2020
Champions/ Real Madrid refuzon mundësinë e 'biskotës'

Tek Real Madrid nuk duhet vetëm të fitosh por edhe të bindësh. E kështu, kur nuk arrin ta bësh këtë, për më tepër me rezultate zhgënjyese, edhe të paprekshmit e humbasin imunitetin e fituar me kohën. Pankina e Zidane, pas humbjes kundër Shakhtar, nuk është më e sigurtë, e ardhmja e tij është e paqartë e lidhet me një kualifikim në 1/8 e Champions që edhe mund të mos vijë. Shtypi spanjoll është unanim në qendrim: sfida kundër Borussia M'Gladbach në 9 dhjetor, të mërkurën e ardhshme, është vendimtare.

Paradoksi i Real Madrid është ky: në grupin më të ekuilibruar e të cmendur të viteve të fundit, Blancos mund të shkojnë në 1/8 si të parët ose të mbeten në fund. Fitorja e Inter kundër Borussias i ka dorëzuar Realit mundësinë të vendosë në pavarësi fatin e tij: nëse fiton shkon përpara, nëse barazon varet cfarë ndodh në Inter-Shakhtar. Nëse humbet, mirupafshim... Ja përse në Spanjë refuzojnë hipotezën e "biskotës" që i frikëson aq shumë zikaltrit e Inter: e refuzojnë sepse nuk është mbi të gjitha - shkruajnë - në ADN e Real e sepse në cdo rast në këtë situatë është e rrezikshme, nëse jo e pamundur të bësh llogari apriori.

Kështu, Zidane duhet të fitojë e të bindë sepse edhe humori i sponsorit të tij të madh, presidentit Florentino Perez, po humbet. Krizë rezultatesh (vendi i katërt në Liga me 3 humbje në 10 ndeshje, përtej situatës në Champions), administrimi i dhomave të zhveshjes jo bindës e impakti me ambjentin gjithnjë e më i dobët. E tani, ndeshja e fundit e grupit bëhet vendimtare për Real e Zidane. Në sfond, janë përcaktuar fytyrat e zëvendësuesve: brenda shoqërisë ka nga ata që kandidojnë flamurin e klubit, Raul, por më i akredituari është Mauricio Pochettino.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI