Flash

Champions/ Tetë të kualifikuara në 1/8: ja kush mund ti bashkohet në mbrëmje

Lapsi.al 2 December 2020
Champions/ Tetë të kualifikuara në 1/8: ja kush mund ti bashkohet

Champions League vazhdon pa ndalesë në këtë sezon e në raundin e pestë është koha e verdikteve. Tetë skuadra janë kualifikuar tashmë në fazën e 1/8, ndërsa 9 kanë përshëndetur kompeticionin deri tani, ndërsa të tjerë presin të sigurojnë biletën e kalimit në mbrëmjen e të mërkurës. Kjo është situata në katër grupet e fundit.

GRUPI E - Sevilla e Chelsea janë matematikisht të kualifikuara në 1/8, kush fiton mes dy skuadrave kryesuese vetëm merr vendin e parë. Krasnodar e Rennes ndërkohë nuk mund të shkojnë më tej në Champions, por kush fiton mbërrin në vendin e tretë e siguron kalimin në Europa League.

Sevilla (10)- Chelsea (10) - Krasnodar (1) - Rennes (1)

GRUPI F - Dortmund kualifikohet nëse nuk humbet në shtëpi kundër Lazios ose nëse Bruges nuk arrin ta mundë Zenit. Në rast fitore verdhezinjtë do të ishin të sigurtë për vendin e parë. Për tu kualifikuar, bardhekaltrit duhet të mposhtin gjermanët, ose të shpresojnë në një humbje të Bruges kundër Zenit, por Lazios do ti bënte punë edhe një barazim, nëse edhe sfida tjetër përfundon në ekulibër. Zenit do të renditet matematikisht në vendin e katërt nëse nuk mposht Bruges, që në rast të një barazimi të dyfishtë do të pozicionohet në vendin e tretë që të con në Europa League.

Borussia Dortmund (9) - Lazio (8) - Club Bruges (4) - Zenit (1)

GRUPI G - Barcellona e Juventus janë kualifikuar në 1/8 e finales. Katalanasit do të jenë matematikisht në vendin e parë nëse mposhtin Ferencváros e Juventus nuk fiton kundër Dynamos, ose nëse barazojnë e bardhezinjtë humbasin. Vendi i tretë nuk mund të vendoset në raundin e pestë, por vetëm në atë të fundit, kur do të përcaktohet edhe vendi i parë, nëse të dy skuadrat kryesuese fitojnë ndeshjet e tyre respektive.

Barcellona (12) - Juventus (9) - Dynamo Kyiv (1) - Ferencváros (1)

GRUPI H - Manchester United kualifikohet nëse nuk humbet kundër Paris e mbërrin matematikisht i pari nëse mposht francezët e Leipzig nuk fiton, ose nëse barazon e gjermanët humbasin. İstanbul Başakşehir do të eleminohet nëse nuk mund Leipzig e do të jetë matematikisht i katërti nëse humbet e PSG merr të paktën një barazim kundër United, ose nëse barazon e Paris fiton.

Manchester United (9) - Paris Saint-Germain (6) - Leipzig (6) - İstanbul Başakşehir (3)

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

18:55 FC Krasnodar ? - ? Rennes

21:00 Sevilla ? - ? Chelsea

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

21:00 Borussia Dortmund ? - ? Lazio

21:00 Club Brugge ? - ? Zenit St. Petersburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

21:00 Ferencvaros ? - ? Barcelona

21:00 Juventus ? - ? Dynamo Kyiv

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

18:55 Istanbul Basaksehir ? - ? RasenBallsport Leipzig

21:00 Manchester United ? - ? Paris Saint-Germain

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI