Flash

Zemra e Maradonës kishte dyfishin e peshës, ish-gruaja: "Vdiq në një shtëpi pa banjë"

Lapsi.al 1 December 2020
Zemra e Maradonës kishte dyfishin e peshës, ish-gruaja: "Vdiq

Gjaku, urina e tamponet nazalë të marra gjatë autopsisë, së bashku me zemrën komplet të Diego Armando Maradona, pesha e të cilës ishte dyfishi i asaj normale, do të analizohen nesër në laboratorë të ndryshëm argjentinas si pjesë e raporteve plotësuese të kërkuara nga mjekët ligjorë të cilët kryen autopsinë. Kjo u raportua nga burime gjyqësore të cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve Telam. Bëhet fjalë për studime toksikologjike, përmes të cilave do të përpiqen të përcaktojnë nëse Maradona kishte gjurmë të alkoolit, drogave, ilaçeve ose ndonjë lënde tjetër në trup në orët para vdekjes së tij, si dhe analiza histopatologjike, të cilat studiojnë organet dhe indet.

Për të shtuar dozën e misterit, që po mbizotëron pas vdekjes së Pibe de Oro, ka menduar ish-shoqja e tij: "Shtëpia në të cilën gjendej ishte shumë e thjeshtë, pa banjë. Kishte një krevat e një ëc portativ. Diego nuk meritonte ti kalonte ditët e fundit ashtu". Detajet e reja mbi ditët e fundit të Maradonës, që vdiq të mërkurën e kaluar në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Aires, i ka dhënë Verónica Ojeda, e ëma e 'Dieguito' Maradona, e pyetur për 5 orë nga hetuesit argjentinas për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diez. Pas marrjes në pyetje të gruas ka folur avokati i saj Mario Baudry, sipas të cilit Maradona nuk do të kishte humbur jetën "nëse do të ishte në një qendër mjekësore", bën të ditur 'Clarin'.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI