Flash

Champions/ Atletico rrezikon eleminimin ndaj Bayern: Inter provon rikuperimin e çmendur

Lapsi.al 1 December 2020
Champions/ Atletico rrezikon eleminimin ndaj Bayern: Inter provon rikuperimin e

Mbrëmje vendimtare, ose pothuajse, ajo e raundit të 5 të fazës së grupeve në Champions League. Katër grupet e para zbresin në fushë me qartësi, dilema por edhe me dëshirën për të bërë përmbysje të cmendura si ajo e Inter, por që jo gjithcka e ka në dorën e tij. Rrezikun më të madh gjithësesi e ka Atletico Madrid, që duhet të fitojë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Në ankth është edhe Liverpool që nëse humbet mund të kalohet nga Ajax e nga Atalanta.

GRUPI A

Lokomotiv Moskë-Salzburg mund ti vlejë rusëve një kualifikim të pamenduar në fillim të edicionit, por për ta bërë këtë fillimisht moskovitët duhet të fitojnë ndeshjen e tyre e Atletico Madrid të mos fitojë ndaj Bayern Mynih e, më pas, të luajnë gjithcka për gjithcka në sfidën e fundit. Në këtë mënyrë Lokomotiv do të shkonte në kuotën e 6 pikëve me dy barazime mes tyre por me golavarazh më të mirë se spanjollët. Skuadra e Simeones e ndjen rrezikun, por duhet të fitojë kundër një kundërshtari që ka vetëm fitore dhe në Mynih i ka shënuar 4 gola. Colchoneros me 5 pikë shpresojnë vetëm që bavarezët e Flick, me vendin e parë të blinduar nga 12 pikët, të vijnë të rehatuar.

GRUPI B

Të gjithë rrezikojnë e të gjithë kanë dicka për të arritur në grupin B. Real Madrid duhet të fitojnë ndeshjen e tyre me Shakhtar të vendit të fundit dhe të presin të mësojnë se cdo të ndodhë në përplasjen mes kryesuesve të Gladbach dhe Inter. Gjermanët me 8 pikë, një më shumë se merengues me një pikë mund të sigurojnë kalimin në 1/8, por do të humbsnin vendin e parë. Në anën tjetër zikaltrit, të fundit me dy pikë duhet të fitojnë në transfertë dhe të shpresojnë që ndeshjen e fundit gjermanët të munden edhe nga Real Madrid, për të shkuar në 1/8 e finaleve me cmendurinë e zakonshme të Inter.

GRUPI C

Manchester City e Porto kanë zgjidhur gjithcka në grup, por portugezët do të mundohen ti kthejnë reston anglezëve, kur të përballen në Dragao. Vështirë se Dragonjtë mund ti marrin vendin e parë Guardiolës, që luan për dy rezultate, por Porto do ta provojë , për më tepër që nuk rrezikon asgjë nga përballja tjetër ajo mes Marseille të vendit të fundit dhe Olympiacos.

GRUPI D

E paqartë situata në grupin D ku tre skuadra luajnë për dy vende. Liverpool është i pari me 9 pikë, por në Anfield Road mbërrin Ajax me 7 pikë dhe një fitore do ti jepte mundësinë të besuarve të Ten Hag të parakalonin anglezët, që në të njëjtën kohë do rrezikonin të shihnin edhe Atalantën të dilte përpara, nëse bergamaskët mposhtin në shtëpi Midtjylland, që ka vetëm humbje dhe nuk paraqet asnjë problem për formacinin e Gasperinit.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

18:55 Lokomotiv Moscow ? - ? Salzburg

21:00 Atletico Madrid ? - ? Bayern Munich

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

18:55 Shakhtar Donetsk ? - ? Real Madrid

21:00 Borussia Moenchengladbach ? - ? Inter

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

21:00 FC Porto ? - ? Manchester City

21:00 Marseille ? - ? Olympiacos

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

21:00 Atalanta ? - ? FC Midtjylland

21:00 Liverpool ? - ? Ajax

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI