Flash

"Instikti e shpejtësia e mendimit": ja çfarë shpëtoi Grosjean, xhami i kaskës i të cilit ishte deformuar nga nxehtësia

Lapsi.al 30 November 2020
"Instikti e shpejtësia e mendimit": ja çfarë

Stërvitje e instikt, kurajë e kthjelltësi: ka gjithcka të tillë në rrëfimin e doktorit Ian Roberts e të ish-pilotit Alan van der Merwe, anëtarë të ekuipazhit të Medical Car që ndiqte grupin e makinave menjëherë pas startit të Cmimit të Madh të Bahrein. E pastaj faktor është edhe adrenalina që katapultoi Romain Grosjean jashtë celulës së sigurisë së makinës së tij Haas në flakë e - pa harruar - një dozë të madhe fati...

"Po ndiqnim grupin e makinave pas startit. Pamë një flakë e kur arritëm në vendngjarje një skenë të pabesueshme: gjysmën e makinës me drejtim të kundërt në pistë e pastaj një re tymi përtej barrierave. Pashë Romain që tentonte të dilte, duhet ta ndihmonim. Një komisar përdori fikësen që kishte sasinë e duhur për të ulur flakët ndërsa Grosjean po lirohej për të kapërcyer guard rail. Ishte shumë i tronditur e xhami i kaskës ishte i deformuar nga nxehtësia. Duhet ti hiqnim kaskën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndjente dhimbje në një këmbë e tek duart për shkak të përplasjes e djegjeve".

Në dëshminë e tij Alan van der Merëe, ish-pilot e prej një dekade pilot i Medical Car, ka nënvizuar stërvitjen të cilës i nënshtrohet skuadra mjekësore e Botërorit, si vendimtare në ndërhyrjen efikase në makinën e Grosjean: "Përgatitemi në mënyrë skrupuloze, edhe duke bërë simulime, por kjo gjë ishte e cmendur: të mbërrije aty e të shihje gjysmën e makinës pa kuotuar ku ishte tjetra e një flakë të madhe, beh... është cështje sekondash, vendimesh të shpejta. Nuk kisha parë kurrë dicka të tillë. Ishte dicka e re dhe e panjohur. Në ato momente përgatitja duhet, por pjesën tjetër e bën instikti e shpejtësia e mendimit".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI