Qendërsulmuesi i Wolves ka humbur ndjenjat pak minuta pas nisjes së ndeshjes kundër Arsenal: një përplasje ajrore me Luiz ku më keq e ka pësuar meksikani që nuk reagoi sapo u shemb përdhe. Momente të një frike të madhe e tensioni në fushë për gjendjen e tij shëndetësore, me lojën që mbeti pezull për më shumë se 10 minuta. Pas transportit në spital lojtari i është nënshtruar qartësimeve mjekësore e si pasojë është operuar.
KOMUNIKATA E WOLVERHAMPTON
"Raul është mirë pas operacionit të mbrëmjes së kaluar. Tashmë me të është edhe shoqja e tij Daniela e tani po pushon. Klubi dëshiron të falenderojë stafin mjekësor të Arsenal e mjekët e spitalit e kirurgët që i dhanë ndihmën Jimenez. Klubi kërkon që të respektohet një periudhë privatësie për lojtarin, përpara se të shpërndahen njoftime të tjera mbi gjendjen e tij".
Raul is comfortable following an operation last night, which he underwent in a London hospital.
— Wolves (@Wolves) November 30, 2020
He has our love and support as he begins a period of recovery.
We're all with you, @Raul_Jimenez9.