Flash

Video/ Partizani, katër gola Skënderbeut për vendin e parë: "Kjo skuadër është vështirë të përballohet"

Lapsi.al 29 November 2020
Video/ Partizani, katër gola Skënderbeut për vendin e parë:

Një tjetër fitore dhe Partizani e sheh veten në vendin e parë të renditjes. Kryeqytetasit likuiduan 4-0 Skënderbeun, por praktikisht e zgjidhi situatën që në pjesën e parë me një tris që nuk i la shumë zgjedhje korcarëve të Ahmataj. Të kuqtë ngjiten tashmë me 10 pikë, aq sa Vllaznia dhe shkojnë në derbin me Tiranën në formën më të mirë: "Kemi bërë pjesë të parë nga më të mirat në kampionat. Kam parë ekipin që të vepronte goxha mirë në të dy fazat e lojës. I shtojmë edhe goditjet standarte. Rezultati 3-0 në pjesën e parë, nuk të jep motivimin maksimal për të vazhduar me të njëjtën ritëm" tha Daja.

Partizani hapi serinë e golave me Bardhin, që në minutën e 7, duke e bërë të lehtë për kryeqytetasit që të imponoheshin në Elbasan Arena. "Kemi mundësi të shkojmë shumë larg me këtë ekip - shpjegoi Daja -, por duhet të sillemi si në ndeshjet e fundit duke dhënë maksimumin. Elementi kryesor i grupit është shpirti i skuadrës. Lojtarët e kanë krijuar vetë këtë lloj atmosfertë. Nëse ekipi ka kohezionin e duhur, gjërat shkojnë mirë".

Në pritje të Asanit të jetë vendimtar, skenën e mori Mala në minutën e 21. Një ekzkutim perfekt i mesfushorit, që e bëri teknikut të pranonte se rikthimi i tij dhe Melos, pas dëmtimit, ka dhënë më shumë kualitet të kuqve: "Me Asanin dhe Melon, rritet potenciali. Do të gjejmë manovrën e duhur t’i përdorim të gjithë. Do të gjejmë manovrën e duhur t’i përdorim të gjithë. Nuk ke sulm të mirë nëse nuk mbrohemi mirë. Raportet janë 50 me 50".

Cardozo e Solomon kanë likuiduar formacionin korcar, me Ahmataj që kapet pas mungesave. Partizani është i pari tashmë dhe të premten do të sfidojë Tiranën kampione në fuqi në derbin kryeqytetas: "Kemi lojtarë që kur japin maksimumin është vështirë të përballohen. Derbi ka tjetër gjë në raport me ndeshjet e tjera. Nuk kam fituar, por kam humbur vetëm 1 derbi. Edhe kur skuadrat kanë diferencë, në performancë dhe cilësi, derbi asnjëherë nuk është i parashikueshëm. Do të bëjmë gabimin më të madh nëse mendojmë se jemi favoritë”, përfundoi Daja.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI