Flash

Fajësoi lojtarët, në Manchester ndeshja e fundit e Tuchel: në Francë gati të zbresë Allegri

Lapsi.al 29 November 2020
Fajësoi lojtarët, në Manchester ndeshja e fundit e Tuchel:

Nuk mund të thuhet që Thomas Tuchel di si të bëjë për vete ambjentin e Psg. Në fillim polemika me Leonardon për merkaton pastaj, pas barazimit në shtëpi me Bordeaux, fjalët e rënda ndaj lojtarëve të tij që i përcaktoi "individualistë". Tekniku gjerman duket si i ndarë në shtëpi e ndeshja e të mërkurës në Champions në Old Trafford kundër Manchester United, vendimtare për të ardhmen europiane të parisienëve, mund të jetë e fundit e tij në pankinën e Psg. Max Allegri, emri në krye të listës për ta zëvendësuar është gati të zbarkojë në Francë.

Në intervistat post-ndeshje Tuchel nuk ka përdorur diplomacinë: "Zakonisht unë e mbroj gjithnjë skuadrën time por sot nuk mund ta bëj. Pjesa e parë shkoi mirë, luajtëm thjesht por mungoi përqendrimi për të mbyllur ndeshjen, për ta vrarë. Mungoi vendosmëria. Në pjesën e dytë mungoi edhe efikasiteti, sforcimi, gjithcka. Ishte më keq se kundër Monaco. Duhet të flasim, është e qartë, përgjegjësia është e jona. Ishin 11 lojtarë individualistë. Nuk mund të luhet kështu. Në këtë lojë duhet të japësh gjithcka. Pa u sforcuar në 140% meriton të mos fitosh. Kisha idenë, pas Monaco, se një herë mjaftonte, por qenkam gabuar. MNdihem sikur këtë ndeshje e kemi humbur."

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI