Flash

Video/ Dominon Sassuolon, Conte nxjerr inatin: "Mllef kundër Interit, të gjithë gati të na hedhin m*t"

Lapsi.al 28 November 2020
Video/ Dominon Sassuolon, Conte nxjerr inatin: "Mllef kundër Interit,

Antonio Conte rigjeti Interin e tij me një sukses në momentin më delikat e vendimtar. Transferta e Sassuolos, kundër një prej skuadrave më në formë, të paparashikueshme e më mirë të organizuara të kampionatit italian, kishte vështirësinë që vinte pas rrëzimit në Champions kundër Real. E përgjigja për teknikun ishte ajo më pozitivja: në rezultat (tre gola të bërë e zero të pësuar) e në lojë, me një kompaktësi e një soliditet më të madh se kundërshtari: "Ne përpiqemi të japim më të mirën, ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, të tjera jo, por gjithnjë luajmë për të dhënë 100%. E rëndësishme është të dalim me fanellën e djersitur".

Sidoqoftë është një Conte agresiv që komenton fitoren me emiljanët. Një Conte që ka ndërmend të kthejë tek dërguesi cdo fjalë të rëndë që është thënë nga kritikët: "Në mentalitet nuk ka ndryshuar asgjë. Arsyetohet gjithnjë në bazë të rezultatit, ky është problemi. Tek Inter nuk është asnjëherë e thjeshtë, ne duhet të jemi të aftë dhe hermetikë sepse ka gjithnjë njerëz që mezi presin të na lyejnë me... nuk po them cfarë po e kuptuat ku e kisha fjalën. Ka gjithnjë shumë mllef ndaj kësaj skuadre, kurrë nuk kam parë kaq shumë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI