Flash

Eriksen, në janar lamtumirë Inter: ESPN zbulon klubin e ri të danezit që kthehet në Premier

Lapsi.al 28 November 2020
Eriksen, në janar lamtumirë Inter: ESPN zbulon klubin e ri të

Fraza e Beppe Marotta në para-ndeshjen e Inter-Torino ("Kurrë nuk mbajmë ata që duan të ikin") nuk kanë lënë më dyshime mbi lamtumirën e ardhshme të Christian Eriksen nga Inter. Mesfushori danez, që kur ka mbërritur në Milano ka luajtur me pikatore e qendroi në pankinë për të gjitha ndeshjet e fundit të zikaltërve kundër Real Madrid, Atalanta e Torino, e tashmë është jashtë projektit teknik të Antonio Conte, raporti me të cilin nuk shkëlqeu kurrë. Ja përse në janar për të do të happen dyert e largimit ndërsa ata që e duan sigurisht që nuk mungojnë.

Sidomos në Premier League, ku të gjithë kujtojnë përfaqësimet e tij me fanellën e Tottenham e ku klubi më i interesuar të bëjë një tentativë për ta blerë është Arsenal. Lajmin e ka zbuluar ESPN, sipas të cilëve një burim pranë klubit londinez ka zbuluar se Gunners mund të kenë mundësinë të blejnë lojtarin për një shifër shumë më të ulët se 20 milionët plus bonus të paguar nga Inter në janar të 2019 për ta marrë nga Spurs.

Emitenti televiziv tregon se Eriksen mund të vihet në dispozicion të teknikut Arteta për rreth 12 milionë stërlina, ose më saktë më pak se 13,5 milionë euro. Një cmim me ulje që vjen si pasojë e aktivizimit të pakët nga Conte për danezin, që ka dhënë gatishmërinë e tij për tu kthyer në Angli. Më pas, port ë interesuar, janë edhe Manchester United e Chelsea, që për momentin, duke parë shpenzimet e mëdha që kanë bërë në verë, nuk janë ende të gatshëm të finalizojnë goditjen me zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI