Flash

Video/ Arsenal tris për kualifikimin: pikë në Francë për Milan, që mbetet i dyti

Lapsi.al 26 November 2020
Video/ Arsenal tris për kualifikimin: pikë në Francë

Të mëdhatë ruajnë dominimin e tyrebë grupet respektive, edhe pse Milan nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në Lillë, duke qendruar i dyti pas dy përballjeve me francezët. Nuk ka probleme Arsenal që shënon tre herë ndaj Molde, ndërsa Braga e Leicester luajnë ndeshjen më spektakolare të pasdites së vonë.

GRUPI A

Në pritje se cfarë do të bëjë Roma, zviceranët e Young Boys i arrijnë me 7 pikë në krye të renditjes, pas fitores në transfertën bullgare. Kundër CSKA së Sofies ka vendosur një gol i Jean Pierre Nsame në minutën e 34. Zviceranët shpresojnë tashmë që Cluj të pengojë Romën, për të tentuar vendin e parë, edhe pse një fitore e rumunëve (4) do ti fuste ata në lojë për kualifikim.

GRUPI B

Pikë të plota për Arsenal që shëtit në transfertën me Molde dhe ngjitet me 12 pikë i sigurtë në vendin e parë. Nuk ka patur histori ndeshja, ose më saktë ka patur 45 minuta rezistencë nga vendasit që janë dorëzuar në pjesën e dytë në goditjet e Pepe në minutën e 50 e, më pas, Nelson në të 55 e Balogun 7 minuta nga fundi.

GRUPI G

Zorya ka bërë goditjen e madhe duke shkatërruar 0-3 në Athinë AEK e duke i barazuar grekët me 3 pikë në renditje, gjë që natyrisht nuk i vlen duke qenë se për dy vendet kualifikuese sfidohen Braga e Leicester. Anglezët megjithatë ia kanë dalë të ruajnë pozitat me 3 pikë më shumë në renditje, pas barazimit 3-3 në Portugali. Tre herë në avantazh Braga është arritur nga kundërshtari me emocionet më të mëdha në minutat shtesë kur Fransergio e Vardy kanë shënuar duke fiksuar barazinë në fushë.

GRUPI H

Sparta e Pragës futet në lojë për kualifikimin me një fitore 4-1 ndaj Celtic. Shkërmoqen skocezët ndërsa Sparta e sheh veten tashmë me 6 pikë, një pas Milan e dy ndaj Lille, ndaj të cilëve do të tentojnë parakalimin në ndeshjen direkte. I ka mbajtur në lojë, por nuk i ka zgjidhur asgjë barazimi 1-1 francezëve dhe italianëve, që duhet të bëjnë kujdes në ndeshjet e fundit. Castillejo në minutën e 47 dhe Bamba në të 65 kanë vendosur fatet e një ndeshje të ekuilibruar ku Pioli nuk ka patur në dispozicion Ibrahimovic të dëmtuar.

GRUPI I

Barazim mes kryesuesve me Villareal që mban tre pikë avantazh ndaj Maccabi në ndeshjen e luajtur në Tel Aviv. Spanjollët kanë kaluar në avantazh të parët në fundin e pjesës së parë me Baena ndërsa ka barazuar Pesic dy minuta pas rifillimit. Maccabi me 7 pikë duhet të ruhet tashmë nga Sivaspor, që është futur në lojë me fitoren e arritur në transfertë me Qarabag 2-3. Turqit janë në kuotën e 6 pikëve dhe në ndeshjen e ardhshme do të luajnë me Villareal.

GRUPI J

Antwerp mban vendin e parë në grup me fitoren e arritur në transfertë me LASK. Besimi i belgëve pas fitores me Tottenham është rritur shumë dhe e treguan edhe në fushë kundër LASK. Pas një pjese të parë në ekilibër gjërat u ndërlikuan për vendasit në minutën e 50 kur Trauner u ndëshkua me karton të kuq. Kaq mjaftoi që Refaelov të shënonte golin e parë pas vetëm tre minutash, ndërsa misionin e kompletoi Gerkens në minutën e 83.

GRUPI K

Dinamo e Zagrebit imponohet në shtëpinë e Wolfsberger, duke fituar me tre gola e duke mbajtur vendin e parë në grup. Kroatët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment fitoren që erdhi nga golat e Majer, Petkovic e Ivanusec, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve. Në anën tjetër Feyenord nuk mund dot CSKA e vendit të fundit në Moskë, duke barazuar pa gola.

GRUPI L

Hofenheim dhe Crvena Zvezda fitojnë ndeshjet e tyre duke blinduar vendet e para. Gjermanët shkojnë të fitojnë 0-2 ndaj Slovan Liberec, duke ruajtur pikë të plota pas katër ndeshjesh. Fitojnë me të njëjtin rezultat edhe serbët e Zvezdas që kalojnë Gent dhe sigurojnë kalimin me 9 pikë, 6 para Slovan dy ndeshje nga fundi.

EUROPA LEAGUE - GROUP A

PFC CSKA-Sofia 0 - 1 Young Boys

EUROPA LEAGUE - GROUP B

Molde 0 - 3 Arsenal

EUROPA LEAGUE - GROUP G

AEK Athens 0 - 3 Zorya

SC Braga 3 - 3 Leicester City

EUROPA LEAGUE - GROUP H

Lille 1 - 1 AC Milan

Sparta Prague 4 - 1 Celtic

EUROPA LEAGUE - GROUP I

Maccabi Tel Aviv 1 - 1 Villarreal

Qarabag FK 2 - 3 Sivasspor

EUROPA LEAGUE - GROUP J

LASK 0 - 2 Royal Antwerp

EUROPA LEAGUE - GROUP K

CSKA Moscow 0 - 0 Feyenoord

Wolfsberger AC 0 - 3 Dinamo Zagreb

EUROPA LEAGUE - GROUP L

Gent 0 - 2 FK Crvena Zvezda

Slovan Liberec 0 - 2 Hoffenheim

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI