Flash

Nuk merr dot pjesë në funeral, i biri i Maradonës i emocionon të gjithë: "Kapiteni i zemrës sime nuk vdes kurrë"

Lapsi.al 26 November 2020
Nuk merr dot pjesë në funeral, i biri i Maradonës i emocionon

"Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë". Me këtë frazë, të publikuar në një story në Instagram me stadiumin San Paolo si sfond, Diego Armando Maradona Junior kujton të atij e tij Diego, që humbi jetën dje në moshën 60 vjecare. Për Diego jr (i bllokuar në shtëpi për shkak të Covid-19) është një dhimbje e madhe, edhe sepse në vitet e fundit të dy ishin riafruar shumë.

E tij ka qenë një histori e komplikuar, duke qenë se u njoh si djalë i të madhit Diego Maradona vetëm pas shumë vitesh. Diego Jr ka ardhur në jetë nga lidhja e kampionit argjentinas me Cristiana Sinagra, që ka shkruar edhe ajo një frazë dashurie në rrjetet sociale: "Do të të dua përgjithmonë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI