Flash

Video/ Lot, dhimbje e lutje, Argjentina qan Maradonën, Napoli ndez dritat e stadiumit, Juventus e kujton me një gol

Lapsi.al 25 November 2020
Video/ Lot, dhimbje e lutje, Argjentina qan Maradonën, Napoli ndez dritat e
Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur gjithë botën e në vecanti Argjentinën e tij: tifozët e Pibe de Oro janë derdhur nëpër rrugë për të kujtuar idhullin e tyre, kush duke mbajtur veshur fanellën albiceleste, kush atë të Boca Juniors. Lot, dhimbje e lutje: kështu Argjentina kujton heroin e saj që nuk është më. Zemra e Napolit shtrëngohet rreth kujtimit të numërit 10 të madh. Vdekja e Diego Armando Maradonës është një tragjedi e vërtetë për napoletanët që e ka vënë gjithnjë kampionin argjentinas mbi gjithcka e mbi këdo. "Tani është momenti i lotëve. Pastaj do të jetë momenti i fjalëve". Dritat e San Paolos (që De Laurentiis e De Magistris duan tia dedikojnë Diegos) kanë shkëlqyer për lamtumirën e Zotit të futbollit. Asnjë fjalë por një imazh, emblematik, për të kujtuar Diego Maradona e atë që ka përfaqësuar në histonë e futbollit në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Juventus ka dashur ti bëjë homazh kampionit të madh argjentinas, rival i shumë ndeshjeve, duke postuar në profilin e tyre zyrtar në Tëitter një video të një goli me goditje dënimi me dy pasime me një parabolë perfekte. Sfida është ajo e San Paolos në 3 nëntor 1985, fituar nga të kaltrit përballë Juventusit të Trapattonit pikërisht falë asaj kryevepre të Diegos.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI