El Pibe de oro, si e quanin me shumë dashuri në Argjentinë, ka lënë shenjë në gjithë botën. Veprimet e tij në fushë me të majtën, goditjet precise e aftësia për të përmbysur situatat, duke nxjerrë nga repertori lëvizjet më të pamenduara, e kanë ngjitur në Olimpin e futbollit. Në jetën e tij Diego ka kaluar ulje e ngritje: mes golave e sukseseve më të jashtëzakonshëm, në skualifikimin për doping, rikthimi ishte një shpërthim I madh me kombëtaren në USA 1994 e pastaj dënimi I ri, gjithnjë për të njëjtin motiv. Alkoli e droga e kanë shoqëruar për shumë vite, duke e cuar në më shumë se një rast mes jetës e vdekjes.
Nëse do të kishte patur një jetë më të rregullt, ose si thuhet sot më profesioniste, më shumë mundësi Diego do të kishte patur vite më shumë e me siguri edhe trofe më shumë. Por teprimet e vështirësia e zakonshme për të administruar raportet me ata që i qendronin pranë, në të mirë e të keqe, ishin jeta e tij. Një Diego "normal" ndoshta nuk do të arrinte kurrë aty ku ishte në gjendje të shkonte.
Hasta siempre, Diego.
— Selección Argentina ?? (@Argentina) November 25, 2020
Serás #Eterno en cada corazón del planeta fútbol. pic.twitter.com/jcsGP3GlNI