Flash

Rëndohet gjendja, Skënder Gega me urgjencë në Turqi: "Do ta fitosh këtë betejë"

Lapsi.al 25 November 2020
Rëndohet gjendja, Skënder Gega me urgjencë në Turqi:

Tekniku i Kukësit tani lufton ndeshjen e tij më të vështirë atë kundër Covid 19, që ia ka komplikuar gjendjen shëndetësore, në pikën sa është dërguar me urgjencë për në Turqi, për kurim të specializuar. Një situatë delikate për Gegën, që vetëm tre ditë më parë kishte treguar gjendjen që po kalon si pasojë e koronavirus: “Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë”, ishte shprehur Gega.

Por gjendja është përkeqësuar, me virusin që i ka prekur rëndë mushkëritë trajnerit kampion me Partizanin, duke e bërë të domosdoshme trajtimin në spital. Në mbështetje të Skënder Gegës është shprehur menjëherë Presidenti Safet Gjici, që përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur i bindur se trajneri do ta fitojë betejën për jetën: "Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë . Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira. Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë".

Edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm dhe uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, – shkruan Presidenti i FSHF-së.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI