Flash

Gattuso përplaset me lojtarët në dhomat e zhveshjes: tekniku ka këcënuar me dorëhqje, Napoli e mohon

Lapsi.al 24 November 2020
Gattuso përplaset me lojtarët në dhomat e zhveshjes: tekniku ka
Humbja e të dielës në San Paolo kundër Milan ka lënë shenjë në shtëpinë e Napolit. Ishte kuptuar menjëherë nga deklaratat në të nxehtë të Gennaro Gattuso ("Nuk më pëlqejnë sjellje të tilla, nëse bëjmi si profesorushë dalin gjithë të metat tona"). Fjalë që kanë sjellë një përplasje të fortë me skuadrën brenda dhomave të zhveshjes: ku, sipas Corriere dello Sport, është vënë në skenë një përplasje e ndezur dhe e hapur, me tone të qarta e edhe ulërima, në të cilën Rino ka vënë kushte: nëse nuk ndryshojmë marsh, jam gati të largohem. Një ndërtim të tillë të faktve Napoli e ka mohuar kategorikisht. Gattuso për herë të parë ka folur hapur për dorëheqje, por gjithnjë sipas Corriere dello Sport për momentin situata duhet konsideruar e mbyllur. Të hënën, me mendje më të ftohtë, tekniku e lojtarët kanë vazhduar diskutimin aty ku e kishin lënë, në Castel Volturno, këtë herë me tone të qeta. "Rikrijimi ka mbaruar", ka qenë thelbi i asaj që trajneri i ka thënë skuadrës para ndeshjeve me Rjiekën në Europa League dhe Romën në kampionat. Gattuso dëshiron më pak protesta dhe kritika në fushë dhe kërkon që të arsyetohet në grup, duke lënë mënjanë "unin". Një rindërtim të tillë në fakt, Napoli e mohon, duke e etiketuar atë si "pa asnjë themel".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI